“Poor Things” shpallet filmi i dytë më i mirë

Pas “Globit të Aftës”, filmi “Oppenheimer” shënon triumf absolut edhe çmimet BAFTA. Thrilleri që tregon historinë e “Babait të bombës bërthamore” shkencëtarit amerikan Robert Openheimer siguroi 7 çmimet më të rëndësishme, ndër të cilat për “filmin më të mirë”, për “regjisorin më të mirë” Kristofer Nolanin dhe për “aktorin kryesor më të mirë” Kilian Mërfi.

“Poor Things” që përzien zhanerët e komedisë, dramës dhe fantashkencës, e që rrëfen historinë e një gruaje që u ringjall pas vetëvrasjes nga vendosja e një truri fëmije në trupin e saj, mori 5 çmime të tjera të rëndësishme të Akademisë Britanike të Filmit, përfshirë atë për “aktoren kryesore më të mirë” Ema Stone.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa prezantoi të tretin film me më shumë trofe “The Zone of Interest”.

“Dokumentari më i mirë” u shpall “20 ditë në Marupol”. Ndërsa më i miri në kategorinë e animacionit “The boy and the Heron”.

Momenti që emocionoi më shumë të pranishmit këtë edicion ishte shfaqja surprizë në skenë e ish-aktorin kanadez Majkëll Fox, i cili prej 30 vitesh vuan nga Parkinsoni, por la karrocën me rrota për të deklaruar më këmbë filmin fitues.

Tv Klan