Për të tjerët është mbyllur, për artistët e Operas dhe Baletit vazhdon puna. Nga Tirana ata zhvendosen në bregdet dhe në vendet e trashëgimisë kulturore, kryesisht në kala si një angazhim jo vetëm për të zgjeruar publikun por edhe për të zhvilluar turizmin kulturor. Nga repertori për pushuesit dhe turistët janë përzgjedhur “Opera in Jeans”…baleti “Monger”…dhe 60 vite Ansambël i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Jo vetëm arkiv. Ansambli po punon për një premierë në Korrik, si në të rralla raste jashtë kalendarit klasik të Teatrit të Operas dhe Baletit. “Sokaku i të marrëve” do të luhet në Kalanë e Gjirokastrës.

Kalendari veror nis të Premten e 22 Qershorit me më të mirat e Këngëve dhe Valleve në Llogora.

Tv Klan