Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit premton që për dy netë të sjellë një mbrëmjë gala, madhështore, me angazhimin e 150 artistëve të Operas, Baletit, me pjesëmarrjen e korit dhe performancën brilante të Orkestrës.

Nëse mbrëmje të tilla më parë kanë qenë të dedikuara për një shikues të zgjedhur, kjo shfaqje impenjative i kushtohet një publiku të gjerë.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe që po punoj me këta artistë të mrekullueshëm. Kjo shfaqje është një mënyrë për të celebruatër muzikën me të gjithe artistët. Janë disa numra muzikore të disa kompozitorëve ku secili prej numrave  shpërfaq dashurinë”, thotë regjisori/koreografi Renato Zanella.

“Kënaqësi që jam këtu për këtë event të rëndësishëm. Do doja të nënvizoja një fjalë, gëzim, është ai fill që lidh artistët me publikun, dhe është ky koncept që duhet ndjejë edhe populli që ka mbushur sallat për të ndjerë muzikën”, shprehet dirigjenti Sergio Alapont.

Me ariet më të dashuara të Mozart, Verdit, Puccinit, Bizet etj dhe koroegrafitë me muzikën e Johann Staruss II, skena do të jetë e të gjithë artistëve. Vetë ata tregojnë se ccfarë do të sjellë kjo mbrëmjë që çel kalendarin artistik Pranverë – Verë.

Shfaqja “Opera Gala” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit më 17 – 18 Prill.

Tv Klan