“Opera me pizhama” në TKOB

“Opera me pizhama” në TKOB

17:40 11/04/2020

Koncerte online gjatë periudhës së izolimit

 “Opera me Pizhama”, kështu e ka quajtur Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit kalendarin online, nisma artistike që vjen për gjithë publikun duke u përshtatur dhe me kushtet e vetizolimit.

Të gjithë artdashësit tashmë mund t’i shijojnë aktivitetet që vijnë nën interpretimin e të gjithë artistëve përmes kompjuterit, celularit ose televizorit.

Tashmë ju mund të na ndiqni në shtëpinë tuaj. Ne do të sjellim të gjitha shfaqjet e sezonit tonë artistik. Duke filluar nga data 11 prill ora 20. Do të startojmë me shfaqjen “la boheme”. 

“Cikli i përfshin më shumë se 50 performanca artistike, të cilat do të pasojnë ditë pas dite njëra-tjetrën, me mesazhe përshtatur edhe situatës se pandemisë botërore.

Me pas në koncertin tonë mund të ndiqni shfaqje koncertale, shfaqje baleti, shfaqje soul”.

Shfaqjet mund t’i ndiqni pa pagesë ne platformat online Teatrit të Operas dhe Baletit.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo