Silvio Berlusconi do të operohet në zemër javën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, në një konferencë për shtyp nga spitali “San Raffaele” në Milano.

“Analizat kanë vijuar deri ditën e djeshme dhe na kanë lejuar për të përcaktuar natyrën e problemit që ka të bëjë me valvulën e aortës. Quhet pamjaftueshmëri e aortës”, ka shpjeguar mjeku.

Javën ardhshme pritet që Berlusconi t’i nënshtrohet një ndërhyrje për zëvendësimin e valvulës së aortës, një operacion që do të zgjasë thuajsë 4 orë./tvklan.al