Drejtësia italiane ka goditur një rrjet të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë e Gjermanisë. Një operacion për arrestimin e 55 të dyshuarve si të përfshirë në këtë rrjet nisi që në orët e para të mëngjesit. Mes urdhërarresteve të lëshuar nga prokurorët Anti-Mafia në Romë, shumica, 27 prej tyre janë shqiptarë, por edhe nigerianë e italianë.

Krahas territorit italian, arrestime se janë kryer edhe në Vlorë. Policia shqiptare konfirmoi se janë ndaluar 5 persona të moshave nga 23 në 31 vjeç për llogari të autoriteteteve italiane në një operacion të koduar “TIBUS”. 

Ata akuzohen për krijimin e një “Organizate kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Policia thotë se ata janë përfshirë në trafikun e marijuanës nga data 1 Qershor 2018 derik në 21 Janar 2019.

Operacioni është shtrirë edhe në Koten të Gjermanisë, një qytezë rreth 150 kilometra në jugperëndim të Berlinit.

Rrjeti ka trafikuar për një kohë të gjatë rreth 7 ton drogë, kryesisht marijuanë që transportohej nga Vlora në Itali me skaf. Grupe trafikantësh nigerianë e prisnin në brigjet pulieze e më pas transportonin fshehurazi lëndët narkotike me autobusë e trena drejt veriut të Italisë dhe e kalonin edhe në Gjermani.

Rrjeti kishte bashkëpunim të ngushtë me grupin mafioz Sakra Korona Unita dhe trafikonte edhe hashash e kokainë, ndërsa akuzohet edhe për trafik armësh e klandestinësh.

Tv Klan