15 të arrestuar në vendin tonë, trafikonin kanabis, kokainë e heroinë

Një hetimi i nisur në vitin 2019 nga autoritetet shqiptare dhe italiane për një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, çoi në nxjerrjen e 62 urdhër-arresteve në dy shtete.

4 milionë euro u sekuestruan si të krijuara nga aktiviteti kriminal. 21 prej të cilave në Shqipëri, 15 të ekzekutuara nga Policia e Shtetit, ndërsa operacioni u koordinua nga Eurojust dhe Europol.

Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë pasur në përgjim telefonik dhe ambientale anëtarët e grupeve kriminale, siç është ky moment në videon e publikuar nga Europol dhe Eurojust.

Sipas drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili foli në konferencën e përbashkët me autoritetet italiane, ky aktivitet kriminal drejtohej nga 3 shqiptarë dhe baza në Shqipëri ishte qyteti i Durrësit.

Grupi kriminal trafikonte lëndë narkotike të kanabisit, kokainës dhe heroinës, teksa gjatë operacioneve të zhvilluara gjatë këtyre viteve u sekuestruan sasi të ndryshme.

Në Shqipëri nga përgjimet e kryera për këtë grup u zbuluan dhe dy afera korruptive me të përfshirë zyrtarë dhe aktor të sistemit të drejtësisë.

I pari që ra në pranga nga këto përgjime ishte ish-prokurori Edmond Karriqi dhe më pas u zbulua dhe tentativa e ish-zv/ministres së Brendshme Rovena Voda, për të ndërhyrë për një punësim në administratë.

Tv Klan