Policia e Milanos zhvilloi të hënën një operacion antidrogë dhe lëshoi 22 urdhër ndalimi ku mes tyre 3 shqiptarë dhe kryetifozi i Milan, Luca Lucci. 15 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.

Lucci e merrte drogën nga shqiptarët sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali. Fillesa ishte në Mars të 2016 ku një i ri i padënuar më parë u arrestua nga forcat e rendit me 500 gramë marijuanë dhe disa celularë.

Operacioni zgjati më shumë se 2 vjet ku janë dokumentuar edhe me video. Policia gjatë këtij hetimi sekuestroi në total rreth 600 kilogramë drogë më së shumti marijuanë, por edhe kokainë sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Lënda narkotike sigurohej më së shumti nga Spanja dhe transportohej deri në Itali me kamionë.

Tv Klan