Këto janë pamjet e operacionit anti-kanabis në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ku u zbuluan dhe asgjësuan 11.358 bimë narkotike. Kanabisi ishte i kultivuar në 3 parcela në zonën e Malësisë së Madhe, i cili dyshohet se është mbjellë nga një 28-vjeçari Mark Gilaj, tashmë i arrestuar nga uniformat blu.
Për zbulimin e tyre, u deshën disa javë hetime nga ana e policisë dhe prokurorisë së Shkodrës, si dhe ndihma e autoriteteve malazeze.
“U bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të dyshuara kanabis sativa, të kultivuara në 3 parcela. Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje”, tha drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
Prej kohës qarku i Shkodrës është evidentuar si një nga më problematikët sa i takon kultivimit të kanabisit. Nisur nga kjo në këtë qark janë zhvilluar disa operacione, ku nga janari i këtij viti janë asgjësuar 249 834bimë dhe fidanë kanabis, si dhe janë evidentuar 242 raste të kultivimit.
Tv Klan