Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë këtë të mërkurë si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Ai quhet Dorian Petoku, i cili ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.

Ndërsa në Itali janë arrestuar Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, malazezi Tomislav Pavloviç e Salvatore Casamonica, ky i fundit kishte rolin e drejtuesit të grupit mafioz që vepronte në Romë. Hetimet zbardhën se Casamonica, nga qelia mbante kontakte me trafikantë në Amerikën Latine. Shqiptari Dorian Petoku dhe malazezi Tomislav Pavloviç kishin për detyrë të ndërmjetësonin çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe kurruptimin e punonjësve të doganave.

Mes grupeve kishte dakordësi për të trafikuar 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali me anë të avionëve. Arrestimi i 31-vjeçarit vjen një ditë pas vizitës në Tiranë të kreut të Antimafias Italiane.

Gjithashtu një tjetër operacion i sukssesshëm është zhvilluar nga policia italiane. Në portin e Livornos u kapën 644 kilogramë kokainë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 582 pako e vendosur ne 23 çanta brenda një kontenieri me kafe. Sipas mediave, sasia e drogës dyshohet se është nisur nga Hondurasi dhe kishte destinacion tregun italian.

Tv Klan