Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, 3 të arrestuar

Foto ilustruese
Posta

Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, 3 të arrestuar

12:33 31/10/2019

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali në të njëjtën kohë.

Operacioni i koduar “Transportuesi 2018”, u synua goditja e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në Durrës u arrestua 30-vjeçari me iniciale E.M. nga Erseka, i cili do të ekstradohet në Itali pasi kërkohet nga autoritetet italiane. Ndërsa në shtetin fqinj u arrestuan dy shtetas italianë.

Policia e Shtetit thotë se vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi