Rama përgëzon stafin mjekësor. Mjeku: Ndërhyrje delikate, i shpëtuam edhe veshkën e vetme 

Një ndërhyrje delikate, jetëshpëtuese, u krye me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT. Kryeminisitri Edi Rama ka ndarë historinë në rrjetet sociale duke përgëzuar ekipin mjekësor për punën delikate.

“Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte”, tha Aurel Janko, shef i Shërbimit të Urologjisë.

“Është një rast shumë i rrallë edhe në botë”, tha Arvit Llazani, kirurg.

Ecuria post-operatore e pacientes 67-vjeçarja ishte shumë e mirë edhe pse e vështirë.

“Një ndërhyrje të tillë nuk e kishim realizuar më parë. Pjesë e vështirë ishte edhe ajo postoperatore pasi stresi kirurgjikal ishte shumë i madh dhe pjesa rikuperuese ishte jashtëzakonisht shumë delikate”, tha Zamira Hysenaj, mjeke anesteziste.

Pacientja tashmë është larguar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Klan News