8 në pranga. Afera u denoncua nga Bashkia e Tiranës

Ky varr ishte prenotuar nga një agjent i infiltruar i policisë për një të afërm të tij. Ai kishte paguar 50 mijë lekë ryshfet në Agjencinë e Varrezave në Tufinë, që është në vartësi të Bashkisë së Tiranës edhe pse ajo ligjërisht e ka të ndaluar të bëjë veprime të tilla.

Agjenti nuk është i vetmi. Me dhjetëra qytetarë kanë paguar nga 30 deri në 50 mijë lekë për të prenotuar një varr për të afërmit e tyre.

Afera që ka çuar 8 persona në pranga dhe dy të tjerë të hetuar në gjendje të lirë, u denoncua nga vetë Bashkia e Tiranës. Këtë e konfirmoi edhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Operacioni i Prokurorisë së Tiranës çoi në burg për korrupsion e shpërdorim detyre Drejtorin e Agjencisë Eljodor Ndini dhe 3 punonjës të tjerë.

Në pranga ranë edhe 4 persona që ishin pjesë e skemës. Dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa dy u shpallën në kërkim

Hetimi, që përfshiu edhe përgjime e vëzhgime, zbuloi edhe disa afera të tjera. Disa prej këtyre personave kanë mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti kundrejt pagesës 200.000 lekë.

Ata merreshin edhe me nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë Kadastrës, nxjerrjen e kredive të buta për strehimin në bashki apo nxjerrjen e certifikatave të vaksinimi kundrejt pagesës 30.000 lekë.

Tv Klan