Një gjykatë venezueliane ka dënuar dy ish-ushtarë amerikanë me 20 vjet burg për akuzën e grushtit të shtetit. Luke Denman dhe Airan Berry u shpallën fajtorë për komplot, trafik i paligjshëm i armëve dhe terrorizëm.

Dy ushtarët ishin mes 13 personave të arrestuar në Maj ndërsa përpiqeshin të hynin në Venezuelë nga Kolumbia. Prokurori i Përgjithshëm tha se procedimet do të nisin edhe ndaj personave të tjerë. Sipas Tarek William Saab, “mercenarët” amerikanë e kanë pranuar përgjegjësinë e tyre për këtë ngjarje.

Denman, 34 vjeç dhe Berry, 41 vjeç, janë ish-ushtarë të forcave speciale dhe u shfaqën në televizionin shtetëror venezualian këtë vit. Ata rrëfenin përfshirjen në “Operacioni Gideon”, ku synohej të vritej ose rrëmbehej Presidenti Micolas Maduro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shpjegoi se ishte punësuar që të stërviste rebelët venezuelianë në Kolumbi. Ata kanë shpjeguar se janë kontaktuar nga një kompani sigurimi në Florida për të realizuar këtë operacion.

Lideri i opozitës, Juan Guaido, ka mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Marrëdhëniet mes SHBA-0ve dhe Venezuelës janë të tensionuara. Maduro ka akuzuar Amerikën se ka manipuluar opozitën për të vjedhur naftën e vendit. Amerika dhe Guaido, kanë akuzuar Presidentin për krizën ekonomike të Venezuelës./tvklan.al