Policia arreston 16 persona, shpallen në kërkim 24 të tjerë

Rreth 20 mijë kubik e fidanë kanabis sativa u asgjësuan nga policia gjatë një operacioni antidrogë të kryer në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras në Krujë. 

Bimët narkotike ishin mbjellë disa sera, magazine të përshtatur si laborator, banesa e zona të pyllëzuara dhe u zbuluan në bazë të të dhënat e mbledhura nga  monitorimet me avion të Guardia di Finanza dhe me drone të kryera nga Policia e Shtetit.

Policia bëri të ditur se si rezultat i këtij operacioni në fshatin Halil u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba.

Brenda laboratorit u gjetën kubikë dhe fidanë kanabis, ndërsa policia sekuestroi edhe 5 automjete dhe prova të tjera material, si dhe arrestoi dy personave babë e birë, si kultivues të bimëve narkotike.

Gjithashtu gjatë operacionit policia gjeti fidanë kanabis  të kultivuar në sera të cilat u asgjësuan duke u djegur.

Në total në përfundim të këtij operacioni numri i të arrestuarve shkoi në 16 persona, ndërmjet të cilëve edhe kryeplaku i fshatit Halil si dhe dy elektricist të cilët të zonës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë evidentuar konsumimin e madh të energjisë që përdorej në laboratorin e drogës.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe 24 persona të tjerë, ndërsa dy kryepleq të dy fshatrave të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Tv Klan