Gjykata e Krujës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e arrestuar gjatë operacionit “Agimi” që u zhvillua në disa fshatra të Krujës. Gjykata ka vendosur që: Fetije Kullaj, Erion Deliu, Ferid Kullaj, Dashamir Kullaj, Erlin Almeta dhe Indrit Kullaj të qëndrojnë në burg pasi për ta vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas Klan News masë më e lehtë sigurie “arrest në shtëpi” është dhënë për: Musait Vathi, Sokol Kullaj, Dashamire Deliu, Refik Deliu dhe Xhavid Kullaj.

Togat e zeza vendosën “detyrim paraqitje” për Ervin Perlica dhe Flamur Halilin. Nesër pritet mbajtja e seancës për masën e sigurisë për 3 të arrestuar të tjerë gjatë operacionit “Agimi”.

Operacioni anti-drogë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së shtunës në disa fshatra në Krujë dhe mësohet se janë sekuestruar mbi 20 mijë kubik kanabisi dhe një laborator për prodhimin e tij./tvklan.al