Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyu për 4 orë seancën për verifikimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Ura”.
Vendimi i gjykatëses Rudina Palloj erdhi pas kërkesës së avokatëve që të njihen me aktet e dosjes.
“Përllogaritet që seanca të rinisë rreth orës 15:30”, raportoi gazetarja Glidona Daci.
Mega-aksioni “Ura” u zhvillua nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Antimafian italiane.
Gazetarja Glidona Daci mësoi se ditën e sotme 14 persona përballen me togat e zeza për t’u njohur me masat e sigurimit.
Ata janë Orgest Molla, Armand Tragaj, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Bexhet Mema, Ervis Deti, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Alfred Hysa.
Pesë të tjerëve, masa e sigurisë u është komunikuar në gjykatat e zakonshme me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ndërsa shtatë të tjerë do të njihen me masat po këtë të premte, por në shtetin fqinj./tvklan.al