Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Ylli Tarjes, 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim Marjo Tarja.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, janë siguruar informacione në rrugë operative se në këta dy persona në banesën e tyre në rrugën “Gjergj Legisi”, posedonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokaine dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Gjergj Legisi”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ylli Tarjes ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim./tvklan.al