Policia e Fierit në kuadër të operacionit “Forebet” për goditjen e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit ka vënë në pranga 3 persona dhe në tjetër është shpallur në kërkim.

Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se kanë ushtrua kontrolle në disa lokale dhe kanë goditur 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Është arrestua në flagrancë Irakli Mëngjezi, 26 vjeç, i cili ishte punësuar në lokalin e Shkëlzen Babolli në lagjen “Apollonia”, ku u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Po ashtu është prangosur dhe Dashamir Dauti, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Policia sqaron se ka arrestuar dhe Avni Dautin, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive./tvklan.al