Kreu i qeverisë mungoi në disa prej aktiviteteve të fushatës elektorale
Gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama duket se nuk ka qenë e mirë prej disa ditësh. Sinjalin e parë publikisht, e dha arkitekti Italian Marco Casamonti, gjatë një konkursi për realizimin e Qendrës së Konferencave dhe Ekspozitave në Bulevardin e ri.
“Kryeministri nuk erdhi se është sëmurë…”
Por kjo gjendje nuk është bërë pengesë për të qenë të nesërmen krah Pjerin Ndreut në Lezhë, për t’ua prezantuar qytetarëve si alternativën më të mirë në 14 Maj.
Procesi i mbjelljes së pemëve vijoi në Rrogozhinë dhe Kavajë, nga ku kryeministri Rama nuk shfaqi asnjë sinjal të ndonjë gjendje shëndetësore jo të mirë.
Të dielën kryeministri Rama ndaloi aktivitetet elektorale. Ndonëse axhenda zyrtare parashikonte pjesmarrjen e tij krah Erion Veliajt në Pezë, kreu i qeverisë nuk ka qenë i pranishëm. Fundjava duket se ka sjellë shqetësimet më të mëdha që i pasuan dhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Klan News