Paulo Dybala e ka kaluar me sukses operacionin në tendinën e këmbës së majtë. Ndërhyrja shkoi mirë dhe në ditët e ardhshme lojtari do të nisë rehabilitimin.  

Rikthimi në fushë do të kërkojë kohë për argjentinasin, i cili ka mbyllur sezonin para kohe. Sipas parashikimeve, ai mund të jetë gati vetëm për fillimin e sezoni të ardhshëm.

“Ndërhyrja kirurgjikale të cilës iu nënshtrua Paulo Dybala, kaloi me sukses. Në ditët në vijim, Paulo do të fillojë rehabilitimin në Trigoria”, shkruan klubi.

Kujtojmë se Dybala u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Cagliari-t, ku Roma triumfoi minimalisht në shtëpi. /tvklan.al