Kontrolle të bizneseve në zonën turistike

Në zonën e Lungo Mares në Vlorë është bllokuar aktiviteti i 2 subjekteve tregtare që u gjeten në shkelje pas verifikimit të 19 bizneseve në këtë zonë nga hetimi tatimor. Sipas ministres së financave që është vendosur në krye të aksionit të nisur për zbatimin e Planit Operacional në luftën kundër informalitetit, shifrat tregojnë sensibilizimin dhe përgjegjësinë e bizneseve në këtë zonë për të respektuar ligjin.

Kemi inspektuar gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum dhe do të vazhdojmë me verifikimet. Shpresoj që të kemi rritur ndërgjegjësimin e bizneseve dhe për këtë flasin edhe shifrat. Sikundër e kemi nënvizuar gjithmonë qëllimi ynë nuk është vetëm kryerja e verifikimeve në terren, por edhe ndërgjegjësimi. Përgjegjësia e biznesit është përgjegjësia e kërkuar për të respektuar ligjin dhe për të qenë në mbrojtje të konsumatorit.”

Ministrja Denaj kërkon nga strukturat e Hetimit Tatimor që t’i shtrijnë inspektimet dhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku aktiviteti ekonomik gjatë sezonit turistik është më i lartë dhe ka më shumë mundësi që të konstatohen parregullsi ligjore.

Tv Klan