Operacioni “limit”, lihen në burg 21 nga 24 të arrestuarit

Operacioni “limit”, lihen në burg 21 nga 24 të arrestuarit

20:12 14/09/2019

Grupet kriminale trafikonin drogë drejt Greqisë e Italisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 21 nga 24 të arrestuarit e operacionit “Limit”. Për 3 prej tyre, u caktua masa “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Disa prej të ndaluarve kanë pranuar se punonin në kapanonët e hashashit për arsye ekonomike.

Operacionin “Limit” u krye nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke.

U shkatërruan katër grupe kriminale që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike. Në total u prangosën 58 persona. Kryesisht droga trafikohej në Greqi e Turqi.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT