Ka shkuar në 36 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Mezhgorani” që u finalizua të premten, ku mes të ndaluarve është edhe botuesi Henri Çili.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se sot është arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim. Ai është një 25-vjeçar me iniciale A.Ç. nga Këlcyra. Ndaj tij, Gjykata e Përmetit ka vendosur arrest me burg në mungesë për veprën penale “organizim i lotarive të palejuara”.

Operacioni “Mezhgorani” u finalizua pas një hetimi 6-mujor në qarqet Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër. Gjatë operacionit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 persona në total. /tvklan.al