Policia e Shtetit dhe ajo italiane në një konferencë të përbashkët për shtyp dhanë detaje lidhur mbi operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës të koduar “Riccio”.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa tha se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë italine atë gjermane dhe spanjolle.

cipa 2

Çipa deklaroi se në total janë arrestuar 31 persona, 12 prej të cilëve në Shqipëri. Një shqiptar është arrestuar në Gjemani ndërsa një tjetër në Spanjë.

Ndërkohë në kërkim janë edhe 4 persona të tjerë, 3 shqiptar dhe 1 maroken. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan , Kavajë, Fier dhe Vlorë.

Zëvendësdrejtori konfirmoi se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal të trafikut të heroinës dhe kokainës zhvillohej kryesisht në zonën veriore të Italisë. Ai ishte i përbërë nga shtetas me kombësi të ndryshme, shqiptar, maroken, tunizian dhe rumunë.

Çipa tha se hetimet e përbashkëta policore nisën në Shkurt të 2014 – ës.

droga

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës:

Një tjetër grup kriminal është shkatërruar nga karabinierët falë një hetimi ndërkombëtar mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë.

Urdhër – arrestet e lëshuara nga një gjykatë në Milano ishin 38, 31 për shqiptarë, 5 marokenë dhe 2 tunizianë, të gjithë të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar 130 kilogramë drogë, kokainë dhe heroinë, si dhe 300 mijë euro.

Hetimet u zhvilluan nga karabinierët e Milanos në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, atë Gjermane dhe Spanjolle.

Autoritetet i nisën hetimet për këtë rrjet pasi në 2014 – ën, gjatë një kontrolli rutinë policia e Milanos sekuestroi 42 kilogramë heroinë.

Pas kësaj hetimet çuan në zbulimin e grupit kriminal, i shpërndarë përgjatë gjithë veriut të Italisë dhe në Shqipëri. Ky grup importonte sasi të mëdha të heroinës dhe kokainës nga vendet e Lindjes së Mesme.

Karabinierët bënë të mundur identifikimin e furnizuesëve shqiptarë të lëndëve narkotike, si dhe të korrierëve që trasportonin drogën me makina të modifikuara enkas për këtë punë.

Autoritetet italiane, ndër të tjera, bënë të mundur identifikimin e marrësve të drogës në Itali dhe rrjetet e tyre të shpërndarjes, të cilat ishin të përbëra vetëm nga shtetas me origjinë marokene dhe tuniziane.  /tvklan.al