Operacioni në Fier, Xhafaj: Spastrim të plotë grupeve kriminale

Posta

Operacioni në Fier, Xhafaj: Spastrim të plotë grupeve kriminale

18:36 15/11/2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgëzuar finalizimin me sukses të operacionit të zhvilluar nga autoritetet në Fier, ku u prangosën 3 persona të akuzuar për drogë, vrasje e rrëmbime.

Gjatë operacionit “Forca e Ligjit” u sekuestruan gjithashtu makina të blinduara dhe pasuri.

Në një postim në rrjetet sociale gjatë orëve të pasdites, Xhafaj shkruan:

Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!”.

“Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”,

thekson Ministri më tej.

Operacioni “Forca e Ligjit” shënoi sot goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në veprimtari të rënda, ku përmenden trafik droge, vrasje dhe rrëmbime në zonën e Fierit. Në pranga ranë Kujtim Kuçi, Bashkim Ahmeto (Kuçi), si dhe Dritan Tusha

.

Atyre iu sekuestruan armë e lëndë narkotike

./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi