Operacioni në Kadastrën e Tiranës, policia: Janë arrestuar tre zyrtarë


Operacioni në Kadastrën e Tiranës, policia: Janë arrestuar tre zyrtarë

21:10 26/07/2021

Policia e Tiranës ka finalizuar në bashkëpunim me SPAK operacionin “Ndërmjetësi”, ku janë arrestuar disa zyrtarë në Kadastrën e Tiranës. Mësohet se hetimi është zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe është kryer një hetim disa mujor.

Mësohet se në pranga kanë rënë G.C., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; A.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”; dhe N. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personave  nën hetim:

Po ashtu nën masën detyrim paraqitje janë lënë: B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; dhe  G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

Ndërkohë një zyrtar tjetër është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për korrupsion. Policia e Tiranës sqaron se është shpallur në kërkim policor dhe I.A, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./tvklan.al








Të ngjashme