Një modele e famshme në Brazil, e renditur e dyta në Miss BumBum, për fundshpinën më të mirë, është duke luftuar për jetën nën kujdes intensiv pas një operacioni të dështuar kozmetik.

Andressa Urach është në gjendje jo të mirë shëndetësore në një spitali në qytetin jugor të Porto Alegre, pas heqjes së xhelit nga pjesa e kofshëve të saj, të cilin e kishte injektuar për qëllime kozmetike.

Nëna e 27 – vjeçares ka thënë për mediat se infeksioni u përhap më shumë pas operacionit të dytë./K.P