Është arrestuar një 43-vjeçar që tentoi të kalonte në aeroportin e Rinasit me armë.

Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kishin marrë informacione se një shtetas dyshohej që kishte armë zjarri me vete dhe do udhëtonte drejt Italisë, është organizuar puna për mbajtjen nën vëzhgim të shtetasit të dyshuar, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar.

Gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, Policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë.

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u  ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”. /tvklan.al