Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo është shtëpia ku mbrëmë vonë, polica e kryeqytetit arrestoi dy të shumëkërkuarit e saj Sokol Koçiu dhe Mentor Hadërgjonaj. Vila 4 katëshe, mes pallateve, diku pas Porcelanit është pronë e 65 vjeçarit Shyqyri Metaj, i biri i të cilit Iliri, ka punuar dikur si shofer i Koçiut. Në vilë banonte gjithë familja Meta, ku për shumë ditë strehuan mikun e tyre të dikurshëm bashkë me  Hadërgjonaj.

Aksioni i mbrëmshëm, tepër i suksesshëm i policisë së Tiranës është ndihmuar shumë nga qentë e lagjes. Direkt pas arrestimit në këtë vilë, Sokol Koçiu është shoqëruar në qelitë e Drejtorisë së Policisë Tiranë, bashkë me të dhe Mentor Hadërgjinaj. Që të dy të akuzuar për implikim në organizatën kriminale të drogës, Durda-Përballa. Në polici po mbrëmë u shoqëruan edhe të zotët e vilës.

Ndërkohë sot në mesditë, drejtori i policisë së Tiranës Ilirjan Zylyftari, i cili e drejtoi vetë aksionin bashkë me zëvendësin e tij Sokol Bizhga, sqaruan para gazetarëve detajet e këtij super operacioni. Operacioni i koduar “Shqiponja”, sipas kolonel Zylyftarit, vazhdon për të kapur dy të fundit Blerta Papuçiu dhe Stefan Durda./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj