Pjesë e programit të masterclass të tretë
Pas përfundimit me sukses të dy masterclassve, njeri i drejtuar nga sopranoja jonë e mirënjohur Ermonela Jaho dhe tjetra nga këngëtarja lirike shumë e njohur në Italinë fqinje Ana Pirozi, Tetari i Operas bëhet gati për të hapur masterclassin e tretë.
Kësaj radhe sërish me një artiste italiane, bëhet fjalë për sopranon Donata D’annunzio Lombardi, e njohur për interpretimet e fuqishme të muzikës së Puçinit.
Me Akademinë Teatrale, siç quhet ky program profesional, Opera, synon që zërat e rinj lirikë, të mësojnë jo vetëm për anën vokale por edhe atë interpretative, si një pjesë thelbësore e të gjithë artistëve të rinj që duan të prekin skenën.
Ky program ashtu edhe si ato që kemi lënë pas do të jenë falas, për talentet e reja dhe do të zhvillohet përgjatë javës së parë të Marsit.
Deri më tani programit të Akademisë Teatrale në Opera i janë bashkuar 62 artistë.
Tv Klan