“Ndjekja e protokolleve do të sjellë kosto shtesë”

Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga hapja e plazhit për strukturat hoteliere, operatorët turistikë nuk kanë ende një protokoll zyrtar për masat anti–covid.

Operatorët në Durrës po parapërgatiten për sezonin në bazë të një draft – protokolli të shpërndarë nga Ministria e Turizmit 2 javë më parë, por disa pika sipas tyre mbeten ende të paqarta.

“Të gjitha pikat në draft i kemi marrë parasysh dhe po i zbatojmë ne strukturat akomoduese, por s’do të thotë që sska ndonjë pikë të ekzagjeruar siç është ruajtja e distancës në det 3 metër nga njëri – tjetri. Kjo është e pakontrollueshme”, thotë Eduart Xhepa nga Shoqata e Turizmit në Durrës.

Presim që këtë javë të dalë zyrtarisht dhe ne të jemi më të qartë se çfarë masash do të marrim”, shprehet Fatos Çerenishti.

“Sistemimi i çadrave është nga punët e para në prag të sezonit veror, por në mungesë të protokollit zyrtar edhe kjo punë ka mbetur pezull”.

Në bazë të draft protokollit, hotelet janë pajisur me broshurat informuese, higjenizues, termometrat elektronikë, maska e doreza higjienike për stafin, të gjitha këto të përkthyera në kosto shtesë.

Duhet patjetër të mendojë të ndihmojë në formë granti, kredie të butë po janë shumë urgjente, garancia sovrane ka shumë procedura”, deklaron Eduart Xhepa.

“Të gjitha këto kanë një kosto, stafi do trajnim. Të gjithë presim që puna duhet të nisë një orë e më parë, edhe për punonjësit sepse kërkojnë siguri për pagat e tyre”, thotë Fatos Çerenishti.

Po sipas draft-protokollit, të gjitha hotelet duhet të certifikohen nga Ministria e Turizmit si “strukturë e kontrolluar” për masat anti – covid, por në një kohë që nuk ka një protokoll të miratuar, nisja e sezonit më 1 Qershor mbetet vetëm në dorë të operatorëve për të vepruar lidhur me situatën.

Tv Klan