Opinion – A po përplaset Rama me BE-në? & Misteri i zhdukjes së italianit!



Opinion – A po përplaset Rama me BE-në? & Misteri i zhdukjes së italianit!

Autori: Blendi Fevziu

21:48 18/01/2021

Zhdukja e italianit, zbulohen detajet e reja: Kthimi i dyshimtë në mes të rrugës pak para zjarrit në makinë

Në emisionin Opinion në Tv Klan është diskutuar për zhdukjen e mistershme në vendin tonë të italianit Davide Pecorelli, që dyshohet se është djegur brenda një makine në anë të rrugës në drejtim të Pukës.

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në emisionin Opinion, ka zbuluar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se zjarri në makinë ka nisur në pjesën e pasme.

“Makina monitorohej nga një GPS për shkak se ishte makinë me qira. Zjarri dyshohet të jetë zhvilluar në pjesën e pasme të automjetit. Eshtrat ndodhen tek Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë”.

Italiani Davide Pecorelli ka një fëmijë 2 vjeç në Vlorë me një grua shqiptare, u shpreh gazetari Koka, teksa ka treguar edhe udhëtimet që ka bërë ai në vendin tonë dhe ku ka qëndruar në Pukë.

Baton Haxhiu debat me Zkethin në “Opinion”: Në Shqipëri nuk ka njerëz që nuk hanë dot bukë

Analistët Fitim Zekthi dhe Baton Haxhiu kanë qenë sot të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Teksa po bisedonin për përplasjen mes BE-së dhe Ramës, por debati ka marrë një rrjedhë tjetër.

Zekthi tha se në Shqipëri bëhet propagandë në një kohë që ka njerëz që nuk hanë dot bukë. Por kjo gjë është kundërshtuar nga Baton Haxhaiku, i cili tha se mirëqenia në Shqipëri është rritur dhe shtoi se nuk ka asnjë njeri që nuk ha do bukë.

Dashuri në kantierin e rindërtimit në Laç, çifti shqiptaro-turk rrëfejnë historinë e tyre

Emisioni “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë ka sjell për publikun historinë e dashurisë që ka lindur në kantierin e rindërtimit në Laç. E diplomuar në Stamboll për arkitekturë, Elda Sulaj, zgjodhi që pas tërmetit të 26 Nëntorit, ku qyteti i saj pati dëme të shumta, të kthehet ne vendin e lindjes për t’u bërë pjesë e projektit të rindërtimit.

Fillova kërkimet qe në Stamboll, në internet kur mora vesh që do të kishte një projekt rindërtimi në Laç, është qyteti im, u ktheva sepse kisha shumë dëshirë të isha pjesë e këtij projekti. Paraqita CV-në time dhe u pranova. Sapo fillova punë u takova me zonjën Susan dhe zotitn Servet, janë njerëz të mrekullueshëm”, tregon Elda.

Servet Birgoren është drejtuesi ekzekutiv i projektit të rindërtimit. Për të ky projekt është shumë i rëndësishëm.

Projekti i rindërtimit ka 522 banesa dhe 37 dyqane është përvojë shumë e mirë për ne . Përpos projektit jemi të lumtur, sepse tashmë lidhja me Shqipërinë do të jete  e përhershme. Nje këmbë në Turqi dhe një këmbë këtu”, tregon Birgoren.

Në kantierin e rindërtimit, përpos lindjes se një lagjeje të re, lindi edhe një dashuri. Ajo e Eldës dhe Burakut , djalit të çiftit Birgoren. I diplomuar për inxhinieri, i është bashkuar edhe ai këtij projekti.

Së pari është shumë e bukur të punosh me familjen , por edhe për faktin që kemi të bëjmë me një projekt rindërtimi. Gjithashtu edhe për raportin që kane dy vendet tona, Turqi dhe Shqipëri.

Me Eldën jemi njohur në kantier, në punë. Më ka ndihmuar edhe për t’u përshtatur me vendin këtu por, edhe duke qenë në profesione të afërta edhe me moshë thuajse të njëjtë ishte më e lehtë për ne të afroheshim. Më  pas të pëlqeheshim dhe kështu vendosëm ta zyrtarizonim lidhjen tonë”, shprehet ai.

Ndërsa për Eldën, lindja e kësaj historie dashurie erdhi e papritur dhe për të është shumë emocionuese. Lidhja e dy të rinjve i ka emocionuar edhe Susanën dhe Servetin , ata e konsiderojnë tashmë Eldën vajzën e tyre dhe për ta familja është plotësuar.

Unë fillimisht kam punuar në zyre me Eldën. Pastaj projektit ju bashkëngjit edhe Buraku. Elda e ka ndihmuar shumë në punë dhe kështu nisën takimet dhe pëlqimet e para. Unë jam shumë e lumtur Ajo është një vajzë e shkëlqyer. Ne nuk patëm fatin të kishim një vajzë, dhe tani e kemi. Elda ka të gjitha virtytet që do kisha dashur të kishte ime bijë. Tashme familja është plotësuar. Elda është vajza jonë”./tvklan.al







Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:48 18/01/2021