Të ftuar:

Vangjush Dako

Fitim Zekthi

Mentor Kikia

Lorenc Vangjeli

Basir Collaku

Mark Marku

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu ka debatuar ashpër me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako lidhur me audio-përgjimet e publikuara të dosjes “339”.

Insinuatës së kryebashkiakuat Dako, i cili pretendon se Blendi Fevziu merr telefonata ku i kërkohet të mos publikojë materiale, drejtuesi i “Opinion” i ka dhënë përgjigje të prerë.

Blendi Fevziu: Më thuaj mua cili përgjegjës…

Vangjush Dako: Pse je bërë kështu ti sikur ti jeton në Danimarkë. Je i shqetësuar ti çfarë ka ndodhur.

Blendi Fevziu: Kjo është katastrofë…

Vangjush Dako: Kush është katastrofë, ty të marrin përditë në telefon.

Blendi Fevziu: Kush më merr mua në telefon?

Vangjush Dako: Mos ma nxirr, mos ma nxirr…

Blendi Fevziu: Mua më thotë njeri mos ma nxirr?

Vangjush Dako: E more ty…ty dhe gjithë medias.

Blendi Fevziu: Asnjë njeri s’më ka marrë. E para, këtë mos ma trego mua. Mua nuk ka bythë asnjë, as nga ju as nga ata të më thotë mua njëherë mos më nxirr gjë.

Vangjush Dako: Ty?

Blendi Fevziu: Po! Asnjë! Që ta dish ti. Ma gjej një që të më thotë mos ma nxirr këtë. S’ka bythë asnjë njeri që ta dish këtë. E dyta, merri pyeti gjithë shqiptarët, çdo shqiptar që ka të bëjë me një përgjegjës në Bashki apo në qeveri, që shkon edhe i thotë atij më jep çik listat, dhe përgjegjësi i thotë t’i kam bërë gati, ja ku i ke.

Vangjush Dako: Edhe ti ke marrë zyrtarë shteti, të kanë thënë mirë dhe asgjë…

Blendi Fevziu: Unë kam marrë zyrtarë shteti? Kë kam marrë mo?

Vangjush Dako: Po ke marrë mo kur ke patur punët e tua.

Blendi Fevziu: Më thuaj një…

Vangjush Dako: Po tani unë s’do të hap telefonin tënd…po e di unë shumë mirë që ke marrë.

Blendi Fevziu: Po ma thuaj tani, je këtu..Ma thuaj kë kam marrë unë.

Vangjush Dako: E bën tragjike historinë…

Blendi Fevziu: Dhe sikur të ishte e vërtetë, krahasoke një telefonatë me një kriminel që merr në telefon kërkon listat e zgjedhësve dhe ma relativizon ti mua këtu.

Vangjush Dako: Ty të merr se je 7 herë më i rëndësishëm se ai. Ti përhap lajmin në gjithë Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Natyrisht që përhap lajme, por nuk përhap lajme false. Dhe kam të drejtë ta them këtë se skandal është. Dhe më thua ti mua…Skandal, të marri një njeri dhe të thotë më jep listat, bëji gati, atij tjetrit i thotë në orën 10:00 të vish atje. Fola me atë në Durrës, thotë, jam dhe me kryetarin e Partisë Socialiste këtu, thotë. Kjo të duket normale dhe më kthehesh ti mua, po më relativizon.

Vangjush Dako: Kur flas ty, flas për gjithë mediat, të cilët edhe ju, jeni nën presionin të telefonatave, ma nxirr këtë, ma nxirr atë, thuaj kështu…

Blendi Fevziu: Ku qenka kjo….Ka telefonata sa të duash që thonë ma ke nxjerrë gabim këtë dhe vërtetë qëllon që janë gabime, ka njerëz që thonë më ka rënë në qafë pa të drejtë dhe qëllon sa të duash që i biem në qafë pa të drejtë, këto po. Thotë njeri për një ngjarje që ka ndodhur, ma hiq këtë? Kjo nuk ndodh që ta dish këtë gjë! Nuk ndodh!

**********************

Si u ndertua nje biznes i suksesshem?