Të ftuar:

Mark Marku – Petagog

Alfred Peza – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Robert Rakipllari – Gazetar

Preç Zogaj – Analist

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, duke e konsideruar akt dinjitoz. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan dhënë për gazetaren Manjola Bregasi, Kryeministri Rama ka mohuar që t’i ketë sugjeruar Tahirit të dorëzojë mandatin e deputetit.

Pyetje: Z.Rama çfarë mendoni ju për dorëheqjen e Tahirit?

Edi Rama: Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Pyetje: A ja keni kërkuar ju dorëheqjen?

Edi Rama: Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten, është shprehur se dorëheqja e ish-ministrit Tahiri ishte një akt dinjitoz për të cilin nuk kishte dijeni.

Kryeministri tha se nuk gjykon asgjë për atë se çfarë thuhet në lidhje me rastin, pasi është një rast që i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Rama deklaroi në emisionin Opinion se është një akt që nuk duhet të merret me llafet e kazanit mediatik, ai prej 6 muajsh nuk ësht pjestar i grupit parlamentar të PS.

Gazetarja: A ja keni kërkuar ju dorëheqjen e mandatit të deputetit ish-ministrit Saimir Tahiri?

Rama: Është humbje kohe që të merremi me llafet e kazanit mediatik dhe politik. Është një rast që flet vetë dhe është i respektueshëm.

Gazetarja: A kishit dijeni se ai do të dorëzonte mandatin?

Rama: Nuk kisha asnjë dijeni dhe nuk ka asnjë arsye pse unë të kisha dijeni. Rikujtoj se Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit parlamentar dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

Gazetari i kronikës në ‘News24’, Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.

Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.

“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”,-deklaroi Hoxha.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dënohet me arrest shtëpie.

Kryemadhi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se kjo do jetë prova më e madhe që maxhoranca i ka shërbyer krimit të organizuar.

Dorëheqja e Saimir Tahirit ka nxehur debatin mes gazetarëve Preç Zogaj, Mustafa Nono dhe Robert Rakipllari. Teksa Nano dhe Zogaj besojnë se dorëheqja ishte një vendim individual i Tahirit, ndryshe mendon Rakipllari.

“Zogaj dhe Nano besoni se ky ishte një vendim personal i Tahirit. Qofshi ju që e besoni. Berlini nuk ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit. Pra pse nuk arrestohet Tahiri? Deputetët i kanë thënë Ramës se Partia Socialiste dhe Mazhoranca, po bllokojnë hetimin e Saimir Tahirit. “, u shpreh ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dorëzimi i mandatit të dëputetit nga Saimir Tahiri, ishte një marrëveshje e plotë mes Edi Ramës dhe atij.

Berisha deklaroi për ‘Opinion’, se kjo marrëveshje arriti në shkallën më esktreme të mbrojtjes dhe mashtrimit, kur tha në Bundestagun gjerman, u shpreh se ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imuniteti.

Ish-kryeministri, tregoi se Europa ka kërkuar kokën e Edi Ramës, pasi janë të vetëdijshëm se ai është kapo i Meduzës.

Sipas tij, Saimit Tahiri ditën e sotme e kërcënoi kryeministrin shqiptar, duke deklaruar se Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër tij, ai edhe në burg do të thotë një fjalë kundër tij.

Berisha tha se marrëdhëniet mes mafiozëve këto janë, bëso por po e shkele marrëveshjen, plumbi shkon me zarf.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten, doli në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit dhe paralajmëroi dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.

Gazetari Artan Hoxha në lidhje me lajmin në fjalë, në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se Saimir Tahiri vazhdon të jetë deputet i Kuvendit, deri sa të dorëzojë me shkrim kërkesën e lënies së mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Hoxha tha se ish-ministri Tahiri paralajmëroi dorëzimin e mandatit të deputetit, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë me shkrim dhe zyrtarisht, pasi nuk e ka dorëzuar shkresën.

“Ditën e nesërme pritet që ai të dorëzojë shkresën dhe vetëm atëherë kur ajo të protokollohet, Tahiri rezulton se ka dorëzuar mandatin e deputetit”,- u shpreh gazetari.

Artan Hoxha i ftuar në emisionin Opinion, ka folur edhe për atë që pritet të ndodh pas heqjes së imunitetit të Tahirit. Teksa ende nuk është kokretizuar dorëheqja e tij, Hoxha ka shpjeguar se çfarë do ndodhë me Tahirin pasi ky i fundit të humbasë imunitetin.

“Normalisht prokurorët mbas një prove të re, sepse ata i janë drejtuar Gjykatës për një provë të re në lidhje me çështjen Tahiri. I janë drejtuar sepse i kanë hequr pasaportën, kanë marrë të drejtën për kontrollin e banesës, kanë shkuar dy herë në gjykatë dhe çështja është shtyrë. Është hera e tretë që është shtyrë hetimi.

Tani që Tahiri është pa imunitet, atëherë në bazë të provave të reja, që mund të ketë prokuroria, shto letrat e fundit që kanë ardhur nga Italia dhe Greqia. Janë lëvizjet e makinës Audi, janë lëvizjet e Habilaj. Prokurori në bazë të këtyre elementëve, mund të kërkojë masë të re për Tahirin në Gjykatë, pa e vënë në dijeni avokatin e Tahirit, dhe Tahirin vetë, dhe gjyqtarja e vlerëson masën e sigurisë. Dhe të gjithë mund ta marrin vesh vetëm kur t’i shkojnë te shtëpia për ta arrestuar”

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i LSI Monika Kryemadhi është shprehur se nxitësi i Tahirit për të dhënë dorëheqjen ka qenë Edi Rama.

“Dorëheqja e Tahirit është një teatër i shëmtuar i dyshes Rama- Tahiri. Tahirin e gjetën si një kurban disa orësh për të tërhequr sadopak vëmendje. Është thjesht një largim vëmendjeje, nga problemet kryesore të Shqipërisë sot, u shpreh Kryemadhi duke shtuar:

“Rama është ai që e ka nxitur Saimir Tahirin. Mos harro që para dy javësh Saimir Tahiri erdhi në kuvend për të ruajtur mandatin. Unë nuk mendoj që sot ka njeri që nuk e di që kanabizimi i Shqipërisë erdhi për shkak të politikës që Zoti Rama instaloi në Shqipëri dhe e realizoi përmes duarve të Saimir Tahirit”.