#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mbërriti këtë të mërkurë në Tiranë, në samitin e organizuar me vendet e Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor. Një samit i cili u mbajt në Shqipëri. Praktikisht samiti i cili kishte 8 pjesëmarrës, plus Shqipërinë, u zhvillua në kuadrin e një samiti të plotë, si dhe takime bilaterale që presidenti Zelensky pati me të gjithë krerët e delegacioneve që përfaqësoheshin në këtë samit.

Përtej vizitës së tij të parë në Tiranë, ka pasur edhe një sërë pikash ku mund të përqendrohemi. Një nga gjërat më interesante ka qenë fakti që Zelensky ka folur për një prodhim të përbashkët të armatimeve, midis Shqipërisë dhe Ukrainës. Ishte një pikëpyetje që nuk mori një sqarim nga kryeministri shqiptar. Njëkohësisht, është folur për kërcënimin rus në Ballkan dhe pikëpyetja më e madhe se çfarë po ndodh realisht me Ukrainën e ku do të shkojë më tej.

Vizita e Zelensky-t në Tiranë, pati edhe aspektet e saj të panjohura.

/tvklan.al