Opinion | A është Shqipëria një vend i majtë që nuk mundet dot nga e djathta?



Opinion | A është Shqipëria një vend i majtë që nuk mundet dot nga e djathta?

00:28 28/04/2021

Drejtori i Tv Klan, Aleksandër Frangaj i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në programin “Opinion” tha se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i majtë, pasi në 2009-n Sali Berisha e ka mundur Edi Ramën, duke marrë më shumë se 70 mandate. Por ndryshimet në Kodin Elektoral, LSI-ja dhe nisja shumë vonë e fushatës, sollën këtë rezultat.

“Nuk mund të mundësh pushtetin duke caktuar shefat e qarqeve vetëm 30 ditë para zgjedhjeve”, tha Frangaj.

Blendi Fevziu: Ka një gjë që qarkullonte sot nëpër Facebook dhe rrjete sociale dhe që qarkullon prej shumë vitesh, që thonë që ky popull është i majtë, mos u lodhni fort, këtë popull e ka në dorë, por kjo është kriminale ta thuash.

Aleksandër Frangaj: Prandaj në 2009-n ka dalë 50-50.

Blendi Fevziu: Fiton PD, e ka mundur gjithë ato herë, cilat janë defektet që s’fitoi?

Aleksandër Frangaj: Në 2009 Sali Berisha ka marrë 70 mandate, gjysmën e votave të shqiptarëve.

Erla Mhilli: Dhe nuk ia doli dot të qeveriste, iu desh dhe 1 mandat i LSI.

Aleksandër Frangaj: 1 mandat është aksident, nuk mund të thuash që Shqipëria është vend i majtë. Pse qenka i majtë këto dy vjet?

Erla Mhilli: E ke çuar duke u tkurrur pra humb 230 mijë vota.

Armand Shkullaku:  Po e vumë këndvështrimin do gjejmë LSI-në, do gjejmë…

Aleksandër Frangaj: Nuk më latë të flas, ai ishte një.

Armand Shkullaku: Jam dakort që Lulzim Basha nuk punoi 4 vjet.

Aleksandër Frangaj: Padiskutim.

Armand Shkullaku: Që nuk ngriti frymën e partisë që nuk bëri konkurencë të vërtetë.

Erla Mhilli: Që nuk bëri një front të madh opozitar.

Armand Shkullaku: Që nuk bëri lista më të mira se këto, jemi të gjithë dakord, por kjo duhet vënë përballë asaj që Edi Rama e tha sot që ka përballë një makineri.

Aleksandër Frangaj: Po pse nuk e ndërton ti makinerinë? Ti e konsideron negative atë që ka makinerinë dhe opozitën. Hyre pa asnjë bashki në Shqipëri, i le Edi Ramës 60 shtabe elektorale në të gjithë territorin.

Armand Shkullaku: Të gjitha këto 61 bashki, 20 ministra, të gjithë këta…

Aleksandër Frangaj: LSI-ja në një anë…

Armand Shkullaku: Shtimi i punonjësve në administratën shtetërore vetëm vitin e fundit. Të gjitha këto makineria shtetërore që përdoret në mënyrë të paligjshme në fushatë ndikuan në fushatë. Po në fushatë ndikoi edhe Kodi Elektoral, Sandër, që nuk është bërë kurrë pa marrëveshje…

Aleksandër Frangaj: Të gjitha, pa diskutim.

Armand Shkullaku: Ai kod elektoral po të ishte ndryshe Rama do të ishte në opozitë sot. Edhe po të kishte hyrë PD me LSI në një listë ndoshta do ishin në opozitë sot.

Erla Mhilli: Jo, do ta kishin maksimizuar votën më shumë.

Blendi Fevziu: Po rrezikonin të fitonin.

Armand Shkullaku: Do t’i japim ça i takon opozitës, prandaj e thashë në fillim dhe fakti që nuk arrin dot të mbrojë votat duhet të japë dorëheqjen, por duhet të themi disa të vërteta për këtë qeveri, që është shndërruar në përdorimin e elementit kriminal deri në futjen e tyre në parlament, në përdorimin e të gjithë resurseve shtetërore për fushatë ilegale.

Aleksandër Frangaj: Nuk të kundërshtoj për këto e kishim a është Shqipëria një vend i majtë që nuk mundet dot nga e djathta?

Blendi Fevziu: Edhe që duke bërë ndryshimet në kod siguroi disa mandate edhe që prishi koalicionet, po të gjitha këto i dinim në zgjedhje.

Armand Shkullaku: Këto i dinim, po ti si forcë opozitare nuk arrite dot që unë atë që e quajta vërshim të njerëzve për ndryshim, dëshirë të madhe për ndryshim nuk e realizove dot dhe kjo mjafton për të marrë përgjegjësitë.

Blendi Fevziu: I mori përgjegjësitë Basha iku, erdhi Basha numër dy, nuk ka rëndësi se kush, Rama thotë “kushdo të jetë në PD nuk më mund dot”.

Aleksandër Frangaj: Ai është fitues, nuk ia mohon dot të drejtën të thotë “Unë jam më i miri”. E mundi Sali Berisha në 2009-n Fevzi, 710 mijë ka marrë, Edi Rama, bie poshtë.

Armand Shkullaku: 130 mijë vota përpara është dhe mos të harrojmë kemi një ndarje elektorale sipas hartës së PS-së, si shpërndahen mandatet.

Erla Mhilli: Nuk mori pjesë PD, janë të gjitha pasoja që mblidhen në fund.

Armand Shkullaku: Nuk mori pjesë pra, duhet të themi në fund se me kë u përballë. Dhe për faktin që besoi se një regjim mund ta mposhtim me vota do paguaj faturën në fund.

Erla Mhilli: Ai nuk erdhi një ditë para zgjedhjeve. Ai aty ishte është kundërshtari, duhet të ndërtosh strategji për ta mundur atë lloj kundërshtari.

Blendi Fevziu: Nëse nuk do të mundet me vota si do shkohet Shkullak?

Armand Shkullaku: Do të bësh një strategji tjetër nëse nuk beson që do ta mundësh me vota duhet të bësh një strategji tjetër e thamë duhet të punonte shumë kohë më parë.

Aleksandër Frangaj: Strategjia e fushatës së Bashës nuk ishte e keqe. Marrëzitë i ka pasur më herët në fushatë ai ndryshoi.

Armand Shkullaku: Fushata është në rregull, unë po flas për organizimin.

Aleksandër Frangaj: E filloi shumë vonë, zbriti në terren shumë vonë dhe shumë më pak sesa kundërshtari. Ti do të mundësh pushtetin dhe i cakton shefat e qarqeve 30 ditë para zgjedhjeve.

Blendi Fevziu: Shikuesit nuk duan t’ia dinë për shefat e qarqeve.

Aleksandër Frangaj: Po nuk punoi o Fevzi, se Edi Rama erdhi në Shkurt-Mars me 10 pikë para. Nuk ndryshon 10 pikë për 1 muaj, harroje ti, merr pyet specialistët e sondazheve më të mirë në botë.

Armand Shkullaku: Pamë edhe exit-pollet, Sandër që është më e saktë se sondazhi.

Aleksandër Frangaj: Po flas për parim merr çdo lloj specialist. E mbaj mend më ka thënë Sali Berisha sa herë flisja Sandër opozita që ta mund pushtetin duhet të jetë të paktën 10 pikë para deri në fushatë, sepse gjithmonë pushteti, qeveria rritet në 30 ditëshin e fushatës. Kjo opozitë shkoi 10 pikë mbrapa./tvklan.al










Të ngjashme