Të ftuar:

Altin Prenga,

Blerina Bombaj,

Sazan Guri,

Silva Mana,

Ilir Lloha,

Arvin Kita,

Fioralba Dizdari

Mbrëmjen e kësaj të hënë në emisionin ‘Opinion’ po flitet për sigurinë e produkteve ushqimore që konsumojmë në jetë e përditshme. Teksa të ftuarit në panel kanë deklaruar se duhet patur kujdes në atë që konsumojmë pasi ushqimet që na serviren nuk janë gjithmonë të freskëta.

Për këtë ka folur edhe pedagogu i Fakultetit të Bioteknologjisë Ilir Lloha, i cili këshillon që të bëni kujdes: “Për qumështin që ju përmendët, nëse një lop ka qenë e sëmurë për një periudhë kohë është trajtuar me antibiotik. Me ligj qumështi i kësaj lope nuk duhet tregtuar, edhe vici i cili ushqehet me këtë qumësht dhe është i destinuar për t’u therrur nuk duhet të ushqehet me këtë qumësht. Në Shqipëri kjo shpesh herë evitohet. Për të m9o0s u hedhur dëm, për të mos u hedhur poshtë ai tregtohet”, u shpreh Lloha.

Po ashtu Lloha shprehu të njëjtin shqetësim edhe për vezët apo mishin që gjithmonë serviren si të freskëta, por kjo nuk është e vërtë, ndaj edhe ai këshilloi të tregohet të kujdesshëm.

************

Vera e famshme Barolo, nga vreshtat ne gote!