Të ftuar:

Etilda Gjoni,

Enkelejd Alibeaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni të mërkurën ka shpjeguar ekstradimin e financierit të grupit kriminal të Habilajve, Nazer Seiti në Itali. Gjoni tha se Ministria e Drejtësisë ka vepruar konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, si ato të legjislacionit të brendshëm dhe të gjitha akteve ndërkombëtare. Ajo tregoi se në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2011 që ka të bëjë me ekstradimin e shtetasve shqiptarë dhe ata të huaj është bërë edhe ekstradimi i Seitajt.

Gjonaj

Ministria e drejtësisë është vënë në lëvizje dhe investuar pas një shkrese të paraqitur nga Interpol Tirana, ku përcaktonte se Nezar Seiti ishte një person në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Katanias.

Ne jemi investuar vetëm përmes kësaj shkrese të ardhur nga Interpol Tirana ku bëhej me dije se personi në fjalë është ndaluar për efekt ekstradimi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur të mërkurën për esktradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë se ka një ndalim kategorik ku nuk lejon ekstradimin nëse ka një vendim penal në Shqipëri. Alibeaj tha se është një forcë madhore në vend, që ka lejuar ekstradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë dhe që detyron disa institucione që të mos shohin. Sipas tij, për të verifikuar nëse personi në fjalë kishte një vendim penal, disa institucione në vend mund t’a kryenin; siç është prokuroria, gjykata dhe Drejtoria e Burgjeve. Alibeaj i është drejtuar Gjonajt se përse ajo është ministre e Drejtësisë kur deklaron që nuk ka informacion për Nazer Seitajn një nga persona më kyç për hetimin e Habilajve.

Enkelejd Alibeaj: Më fal pyetja është, nuk ke dëgjuar, nuk di, nuk pyet, më fal pse je Ministre e Drejtësisë ti? Çfarë garancie i jep ti qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve për Drejtësisë? Kjo është pyetje e madhe, kjo pra është gjithë përgjegjshmëria që ka politika madhe qeveria juaj.

Ministrja e Drejtësisë, Matilda Gjonaj të mërkurën deklaroi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të gjithë të drejtën dhe aksesin për të marrë informacion nga Prokuroria e Katanias.

Gjonaj:

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të gjithë të drejtën dhe i jepet i gjithë aksesi për të marrë informacion gati nga Prokuroria e Katanias, atë që sot po bën me procedimin 134, që është i konsideruar procedimi i famshëm Habilaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar të mërkurën se Nezar Seitaj u ekstradua drejt Italisë, pasi do të fliste për lidhjet e tij me bandën e Habilajve dhe ish-ministrin Saimir Tahiri. Alibeaj tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se Seitaj dinte shumë dhe do të fliste, për këtë arsye ai edhe u ekstradua drejt Italisë. 

Alibeaj:

Po them arsyet se përse Nezar Seitaj, financieri i bandës së Saimir Tahirit dhe Habilajve u degdis në Itali. Është fare e thjeshtë, sepse ai do të fliste. Sepse njeriu dinte shumë, do të fliste dhe për këtë arsye një gojë e mbyllur më shumë. Pa prova, kjo është mbyllje dhe kështu mbyllet dosja.

****

Vrasja që rihapi “hesapet” e hershme të Tiranës!

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë Devi Kasmi. Një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve, person me precedent kriminalë, por ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja. Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar të mërkurën në studion e emisionit ‘Opinion’ se kjo ngjarje nuk ka lidhje me skenarin e hakmarrjes që kanë pasur grupet kriminale në kryeqytet. Hoxha tha se kjo vrasje ka të bëjë me konkurrencën e grupeve rivale për territore dhe trafikun e drogës.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se situata kriminale në qytetin e Lushnjës paraqitet problematike, pasi ka vrasës që lëvizin lirisht nëpër qytet. Hoxha tha se pikërisht për shkak të kësaj situate, shumë qytetarë janë larguar, duke kërkuar azil. Sipas tij, nga masakra e Lushnjës e deri tani, autorët kanë lëvizur lirshëm në qytet, mirëpo nga ai moment dhe deri sot janë larguar 13 familje nga qyteti.

****

550 vjetori i Skënderbeut në vatikan!