Të ftuar:

 Sotiraq Spirollari,

Adelina Emini,

Artan Hoxha,

Ornela Liperi,

Gentian Bushati

Në një sondazh të kryer nga kompania EPPC kanë dalë disa të dhëna për punësimin në Shqipëri dhe Kosovë. Ky sondazh i plotësuar në mënyrë anonime online nga 1459 persona, ka nxjerr në pah problematikat me të cilat hasen shqiptarët dhe kosovarët në vendin e tyre të punës. Nga të dhënat e këtij sondazhi shqiptarët janë më të pakënaqur për punën e tyre, pra rreth 12% më tepër se sa kosovarët. Në Shqipëri 66% e pjesëmarrësve në sondazh janë shprehur të pakënaqur për punën e tyre ndërsa në Kosovë 54% e pjesëmarrësve në sondazh shprehen të pakënaqur për punën e tyre. Kjo vjen si rezultat i pagës mesatare, e cila është më e lartë në Kosovë.

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme  është publikuar një sondazh i kryer në Shqipëri dhe Kosovë për kushtet e vendeve të punës nga EPPC. Pasi rezultoi se shqiptarët ishin më të pakënaqur me punën e tyre se sa kosovarët një tjetër rezultat ka habitur paksa në këtë sondazh. Bëhet fjalë për atë që njerëzit vlerësojnë më tepër në punën e tyre dhe çuditërisht nuk është paga. Pyetjes se: Çfarë është më e rëndësishme në punë? Ata i janë përgjigjur si më poshtë. Përgjigjet e të anketuarve kanë vënë si më të rëndësishme; vlerësimin për panënë që bën (77%). Pas saj ata kanë vendosur; respektin nga eprorët dhe paga renditet e treta. Ja pra që paga nuk është çdo gjë në punë.

Shqiptarët mund të konsiderohen dembel të tipit oriental, ku mjaft pak përpiqen për të gjetur një vend pune dhe kjo ndodh për disa arsye të ndryshme. Administratori i një restoranti të njohur në Tiranë, Sotiraq Spirollari, tha në emisionin “Opinion” se shqiptarët janë punëdashës, ata e duan punën, por mënyra se si ka rrjedh tranzicioni social në vendin tonë, me shumë goditje, kërkim fati në Loto Sport, kazino, qetësim shpirti tek telenovelat, duket se është krijuar brezi i “Iluzioneve të Humbura”. Sipas tij, vendi ynë ka edhe filozof të espirimit të punës si Naim Frashëri, që shkruante: 

Punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë. 

Përsa i përket dembelizmit të shqiptarëve, Spirollari tha se ne kemi një lloj dembelizmi të tipit oriental. Për të shpjeguar këtë koncept, tregoi fabulën e dembelit të Stambollit. Historia e dembelit të Stambollit është që në kohën e sulltanëve u rrit shumë vdekshmëria, për të ulur shifrat u mendua që të përgatitej një bukë e trashë rreth qafës së njerëzve si golf, e cila ishte e vlefshme për shtatë ditë. Menjëherë pasi mbaronte afati, ata shkonin dhe verifikonin rastet, por vunë re se shifrat u rritën përsëri. Atëherë, pyesnin ata; çfarë ndodhi? Realisht dembeli kishte ngrënë vetëm atë që kishte para dhe nuk e kishte kthyer kokën në anën e pasme për të ngrënë pjesën tjetër.

Shqiptarët janë të pakënaqur me kushtet e punës në vendin tonë, pasi motivimi për punën varet nga shumë faktorë. Ky është rezultati i sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, ku pyetjes; 

A jeni të kënaqur me punën që bëni?, 

rreth 37 përqind e tyre kanë votuar se janë të pakënaqur me kushtet e punës që bëjnë dhe 32 përqind kanë kanë votuar se janë të kënaqur. Një shifër dramatike, mund të konsiderohet 31 përqindshi i atyre që nuk kishin një punë.