#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Duket se midis Mazhorancës dhe pjesës kryesore të Partisë Demokratike ka tentativa për një marrëveshje, ka disa deklarata, do i ndjekim njëra pas tjetrës. Pretendohej që marrëveshja mund të arrihej dje, u shty për sot por deri tani nuk ka ende një gjë konkrete, pra nuk ka ende një tekst konkret, nuk ka ende një ide të saktë mbi ç’parim do të bëhet kjo marrëveshje. Marrëveshja synon rikthimin në normalitet të Parlamentit të Shqipërisë pas disa muajsh; rreth 5 muajsh përplasje, të nisura që në fillim apo në mes të tetorit deri tani. Normalizimi i Parlamentit ka pasur edhe një lloj reagimi nga ndërkombëtarët. Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Europian kanë përshëndetur rikthimin në normalitet, por nuk kanë shprehur asgjë më shumë. Mbi të gjitha kjo marrëveshje ka një sërë pikëpyetjesh: e para si do realizohet, e dyta kush do negociojë, e treta a ka një rikonfirmim të Berishës në raport me Ramën dhe a ka një lloj marrëveshje midis tyre në këtë drejtim dhe e katërta, çfarë do sjellë kjo në raportin me ndërkombëtarët.

Ke gjë personale?! Shpërthen debati në “Opinion” me Salianjit dhe Zogajt

Temë diskutimi këtë të Enjte në “Opinion” ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes dy forcave më të mëdha politike në vend sa i takon komisioneve hetimore. Ishte deputeti demokrat Ervin Salianji që hodhi poshtë aludimet se ekzistojnë nënkomisione që do merren me reformën në drejtësi, gjë që e përmendi analisti Preç Zogaj.

Më pas situata mes tyre agravoi në debat, aq sa drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i shtroi pyetjen Salianjit se “mos ka diçka personale me Zogajn”.

Ervin Salianji: Nuk ka asnjë nënkomision që do të merret me Reformën në Drejtësi. Pra është lajm i rremë, sepse sa u tha nga Preçi.

Preç Zogaj: Jo, jo! Jo për reformën zgjedhore…

Ervin Salianji: E them me përgjegjësi.

Preç Zogaj: E tha ky “e marr të mirëqenë”…Po e the në emër të “Rithemelimit”…

Ervin Salianji: O zoti Zogaj, unë nuk po të them si përfaqësuesi i Bashës ty mor zotëri. Unë jam deputet i Partisë Demokratike. Po qe se flet si përfaqësues i Bashës, si anëtar i Këshillit Kombëtar, si Këshilli Atlantik i këtij që merr para ruse, fol…Në emër të tij po flet?!

Preç Zogaj: Unë anëtar i Këshillit Kombëtar?!

Ervin Salianji: Këshilli Atlantik, se ka ca këshilla ai…Këshillin e Varshavës. Unë po them ta respektojmë njëri-tjetrin në debat. Jo të merremi se në emër të kujt flet.

Preç Zogaj: Unë po flas në emër tim, kam folur para Bashës.

-Ke gjë personale me Preçin?

Ervin Salianji: Jo, madje e kam mik.

Preç Zogaj: Unë kam fol me vite para Bashës.

Ervin Salianji: Të më thotë deputet i Rithemelimit, kjo s’është fyerje. Por ka një gjë, vendoset në një konotacion negativ.

Befason Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën!

Sipas analistit Baton Haxhiu, marrëveshja PS-PD i “kthen autoritetin Berishës”. Mbrëmjen e kësaj të Enjteje në “Opinion” ai shprehet me bindje se personi që po e stimulon këtë dakordësi mes palëve politike është kryeministri Edi Rama. Arsyeja? Për Haxhiun, ësht faktorizimi i qëllimshëm i Berishës.

Baton  Haxhiu: Që mos të faktorizohet fare në një moment kur në zgjedhje hyjnë dy partitë e mëdha dhe Lulzim Basha.

-Rama pse e bën këtë për të defaktorizuar Bashën?

Baton Haxhiu: Vijmë te pika kryesore…(iu kthehet Këlliçit e Salianjit) Ju këtu s’po thoni asgjë, e vërteta është ajo që po them unë.

Ervin Salianji: Ti je Zoti domethënë, ke monopolin e të vërtetës. Ti je perëndia…

Baton Haxhiu: Njeriu që e stimulon këtë lloj marrëveshje është kryeministri i Shqipërisë.

-Pse e stimulon ai?

Baton Haxhiu: Së pari, për të krijuar një qetësi në Parlament. E dyta, me faktorizu Berishën.

-Rama po tenton të faktorizojë Berishën?!

Baton Haxhiu: Natyrisht, natyrisht! E vetmja figurë, pasqyrë, fotografi që i duket i afërt për ta fituar për shkak të figurës së tij fizike dhe politike është Sali Berisha. Pse me kë do të bëjë betejë ai për ta pasur fitoren e sigurtë? Veç me Sali Berishën! Për faktin që Rama e faktorizon Berishën qëllimisht, e ndërton rrëfimin politik për të. Kjo i bie që këta e mendojnë se kanë shumicën dhe do jenë fitues të zgjedhjeve.

Çfarë po ndodh?! Kaos në studio, të ftuarit çohen në këmbë. Fevziu vë letrën në ballë

Diskutime e debate për marrëveshjen e fundit PS-PD shoqëruan emisionin e sotëm të “Opinion” në Tv Klan. E në fakt mbyllja ishte po aq e zhurmshme, saqë analisti Baton Haxhiu e deputeti Ervin Salianji u çuan të dy në këmbë duke kundërshtuar njëri-tjetrin. I gjendur mes kësaj kakofonie ishte drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili kësaj here nuk ngriti shkopin, por vuri letrën në ballë!

Ishte pikërisht teza e Haxhiut që ngjalli polemika në studio. Ai argumentoi se është kryeministri Edi Rama ai që ka stimuluar këtë dakordësi mes palëve për komisionet hetimore pasi kërkon faktorizimin e Berishës, si “përballje e denjë për të në zgjedhjet e ardhshme”.

Baton Haxhiu: Asnjë njeri s’do bëjë koalicion me ju! Asnjë!

-Uluni, se s’ka mbaruar emisioni…

Ervin Salianji:  E di ça më vjen keq? E di pse u çova unë? Unë u çova ta përcjell dhe shyqyr që erdhi dita…

/tvklan.al