Të ftuar:

Iris Luarasi – Petagoge

Tomorr Alizoti – Jurist

Arjan Çurri – Analist

Bashkim Zeneli – Ish ambasador i Shqipërise në Greqi

Artan Lame – Koleksionist

Artan Hoxha – Gazetar

Gazetari Artan Hoxha, të hënën, tregoi se tre pjesëtarë të forcave komando greke që shkaktuan masakrën e Peshkëpisë, morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kacifas në Bluarat të Gjirokastrës.

Hoxha tha në emisionin “Opinion”, se janë identifikuar tre komando që ishin pjesëtarë të sulmit të repartit ushtarak në prill të 1994.

Ngjarja: Më 10 prill një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër.

Gazetari Artan Hoxha, të hënën, rrëfei një histori të dhimbshme në lidhje me të kaluarën e tij si emigrant në Greqi. Hoxha u shpreh në emisionin ‘Opinion’ se kur e kishte kapur policia greke nuk mund të flitej për të drejta të njeriut, por për një dhunë barbare, larg një vendi të civilizuar.

Gazetari tregoi se pasi na darguan në një postë policie, ata nuk përdornin shkopinj gome, por druri. Ai tha se kishte parë njerëz që iu ishin thyer duart dhe shumë të tjerë që kishin fraktura në trup nga dhuna e policisë greke.

Hoxha: Mua më goditën nga fytyra dhe për faktin që mu përhap gjaku në fytyrë, dukesha shumë i dëmtuar dhe ajo më ndihmoi sepse i shpëtova drurit tjetër. Kemi qëndruar në bodrumet e stacionit policor, deri në momentin sa u bë numri i duhur për t’u nisur drejt Shqipërisë.

****************************************************

Lufta e pare boterore ne Shqiperi!