Të ftuar:

Taulant Balla – Kreu i grupit parlamentar të PS-së

Mentor Kikia – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, deklaroi edhe njëherë tjetër se nuk e njeh Fredi Alizotin dhe nuk është i përfshirë në skenarin e paraqitur nga PD.

Balla u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se PD ka ngritur një lum balte, pasi kjo video pse nuk u publikua me 5 qershor, sepse ajo video fsheh një krim.

Ai tha se është tentuar të blihet një person për të dhënë një dëshmi të rremë.

“Çfarë është kjo strategji e partisë demokratike për të bërë këto video dhe për ti përdorur këto sipas strategjisë”,-pyeti Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, në lidhje me narkotrafikantin Edmond Bego, deklaroi se akuzat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik njësërë akuzash.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, nëse e njeh shtetasin Edmond Bego? Balla tha se e njoh dhe për më tepër nuk bën pjesë tek ata njerëz që edhe kur e njohin dikë, ata shprehen se nuk e njohim.

Deputeti socialist tregoi edhe kohën kur e njohu. Ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.

Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha të mërkurën në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”, tha Taulant Balla.

Pyetjeve se nëse mund të jetë ndonjë Taulant tjetër, Balla iu përgjigj: “Nuk e di, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo? Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë.”

Pyetjes së Fevziut se nëse provohet se e ka takuar, Balla iu përgjigj shkurt: “Shkoj në burg, në kokërr të burgut”.

Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në videon “Babale 1”, ka thënë se ka takuar Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.

******************

Përmbledhje e historisë së Xhesiela Malokut!