Prezantimi në Sanremo, Alketa Vejsiu i përgjigjet kritikave

Me ngjitjen në skenën Sanremos, Alketa Vejsiu plotësoi ëndrrën e saj. Mirëpo prezantimi në skenën e teatrit “Ariston” është shoqëruar me disa kritika në mediat në vendin tonë.

Një ndër to është edhe fakti që doli nga skenari. Në studion e emisionit “Opinion” ku prezantuesja e njohur ishte e ftuar këtë të hënë deklaroi se i thanë që të bënte atë që di të bëjë në mënyrën më të mirë.

Ajo theksoi se në Sanremo ishte spontane. Vejsiu rrëfeu në studio se zv/drejtori i Rai Uno e ka përgëzuar për faktin që nuk e respektoi tempo-ritmin e festivalit pasi ishte një ndër momentet me më shumë shikueshmëri.

Blendi Fevziu: Po vijoj me të tjera…kritika për protagonizëm: nuk kuptoi që ishte vetëm shoqëruese e prezantuesit kryesor Amadeusit.

Alketa Vejsiu: Më thonë përpara se të dal në skenë, ji Alketa, ji e vërtetë bëj atë që di të bësh. Tani unë kronometër kur dal në skenë nuk kam… t’i ke orë zvicerane e ke më në kontroll kohën, unë më pak dhe kjo është një sëmundje profesionale ndonjëherë që ti je në kontakt me publikun ke 20 vite akumulim ëndrre dhe dëshire dhe jete dhe nuk e kalkulova me thënë të drejtën orën, nuk kisha ndërmend që të mos respektoja të zotin e shtëpisë se ai ishte kapiten i festivalit…

Blendi Fevziu: Pate problem?

Alketa Vejsiu: Ja do të them çfarë më thanë kur dola… bëj më thanë atë që di të bësh në mënyrën më të mirë dhe unë bëra Alketën unë ajo jam, ashtu flas, ashtu kam lindur në televizion, isha spontane e jetova shumë bukur atë moment dhe kjo në fakt këmbëngulje për të mos shkuar atje thjesht si një kalimtare, por si një njeri për të lënë gjurmë la gjurmë sepse media italiane e ka pasqyruar shumë bukur. Zv/drejtori i Rai Uno dje më ka takuar  dhe më tha ‘u shqetësuam momentin e parë’, unë i kërkova ndjesë dhe i thashë kërkoj ndjesë që nuk respektova tempo-ritmin e festivalit dhe ai tha, ‘në fakt bëre shumë mirë sepse gjitha u kthye pozitive sepse ishte një nga momentet me shumë shikueshmëri”.

Blendi: Në fakt një nga kritikat ishte se dolët jashtë skenarit me prezantimin e Benignit i ftuar, i cili ishte ekskluziv i Amadeusit…

Alketa Vejsiu: Është pa sens dhe kjo… Ti e shikon shumë mirë kurbën e shikueshmërisë të “Opinionit” apo jo. Italianët e kanë shumë të rëndësishme vetëm me atë punë merren dhe momenti im në këtë festival ka qenë një moment shumë i mirë në kurbën e shikueshëmrisë që tregoi dhe konfirmoi të kundërtën plus mediat dhe gjithë publiku kanë qenë dashamirës dhe balancoi gjithë këtë egërsinë… në ato 4 minuta plus që unë vodha do t’i merrja unë ato 4 minuta do t’i merrja dhe për vete, por edhe për Shqipërinë. Po s’mund të shkoja unë atje si kalimtare Blendi Fevziu. 20 vite punë nuk mund mos t’i merrja.

Alketa Vejsiu e thotë hapur: Kam qenë kundër që Arilena të ishte pjesë e festivalit

Për herë të parë, Alketa Vejsiu ka folur për kritikat e Festivalit të Këngës në RTSH, ku pati diskutime për fituesen Arilena Arana dhe pretendenten tjetër Elvana Gjata.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Alketa Vejsiu u shpreh se nuk ishte dakord që Arilena Ara të merrte pjesë në këtë festival, për shkak të moshës së vogël të saj.

Ndërsa ka shprehur kritika edhe për pikët e ulëta të jurisë për Elvana Gjatën, për të cilën tha se është një këngëtare që ka publikuar hite dhe nuk e meritonte atë pikëzim.

Blendi Fevziu: Pati debate shumë të mëdha që ju kishit parazgjedhur ose preferonit Elvana Gjatën në vend të Arilena Arës. Çfarë ka ndodhur realisht?

Alketa Vejsiu: Shiko si është e vërteta e kësaj historie. Unë mendoj njëherë që Arilenën kur ishte një vajzë e vogël  në audicionet e X-Factor me shall në Teatrin  e Shkodrës, Alketa  e pikasi midis të gjithë të tjerëve dhe tha: Kjo vajza është talent. E kam mbështetur në X-Factor që të fitonte dhe jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Uroj që ajo të këndojë me Lady Gagën një ditë dhe nuk ka dyshim që ajo është një vajzë super e talentuar. Kam patur një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit, meqë Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritarizohen njerëzit që janë afër nesh ata zënë vende pune ata marrin çmime, duhet të jesh miku i tij i atij që të zesh një vend …unë kam qenë kundër që Arilena të ishte në kastin e festivalit vetëm për këtë shkak, për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve që të mos merrnin këtë kosto, se 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte, por jo në kurriz të kësaj kauze…Unë s’kam fuqi ta përzgjedh sepse në momentin që vendos një juri….

Blendi Fevziu: Siç është nepotizmi në Shqipëri e dimë që edhe zgjedhjet kanë 100 mekanizma…

Alketa Vejsiu: Unë vetë kam qenë absolutisht e distancuar, nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë, nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin. Nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit, por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë… Unë di vetëm një gjë, që 2-pikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe 2-pikëshi për mua ka patur abuzim. Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund t’i japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë, por jo 2. Dy është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur. Por unë e kam mbyllur me deklaratën time në Instagram këtë histori dhe nuk jam marrë më. Më vjen keq për një gjë që edhe Elvana edhe Arilena janë lënduar të dyja, më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat.  Jam në këtë profesion për t’i mbështetur meqë kam mundësitë e mikrofonit. Më vjen keq, mbase kam gabuar, një lapsus, sepse nuk më takonte për rolin që kisha, por ë pikët në Shqipëri janë simbol i një sistemi që nuk funksionon.

Blendi Fevziu: Ndërkohën në revistën ‘Class’ pati sulme të personazheve të tjerë publik, u duk sikur nuk e përjetove dot mirë qoftë dhe kritikat që vinin.

Alketa Vejsiu: Po unë jam një vajzë e ndjeshme, dukem kështu e fortë, por mbas ekranit të atij telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, lëndohem, mërzitem dhe unë patjetër. Ishte një luftë jo e ashpër, po shumë e ashpër.

Ka ndikuar Edi Rama që Alketa të shkojë në Sanremo?

Prezantimi në një skenë si ajo e Sanremos është pikë kulminante për karrierën e çdo prezantuesi, por për Alketa Vejsiun kjo do të thotë edhe realizim i një ëndrre.

Ajo ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur rreth kësaj eksperience, por edhe për t’i kthyer përgjigje kritikave që e kanë shoqëruar që pas daljes në skenën e teatrit “Ariston”.

Vejsiu tha se prezantimi në Sanremo u realizua falës punës së saj dhe talentit. Kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse kryeministri Edi Rama ka ndikuar në shkuarjen në Sanremo, prezantuesja e njohur tha: Absolutisht, zero.

Blendi Fevziu: Nuk është kurrë inferiore e vërteta, inferiore është kur mundohesh ta fshehësh të vërtetën. Ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?

Alketa Vejsiu: Shiko, Edi Rama dhe gjithë ish-kryeministrat do të kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt… s’e kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona… Më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën.

Blendi Fevziu: Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?

Alketa Vejsiu: Absolutisht, zero, zero, ku është kamera zero. Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alket Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë. Tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë politikanët tanë  vetëm një Berluskonin. Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan, por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në Itali. Njeri suksesi, më frymëzojnë njerëzit e suksesit. Më thanë do ta takosh? Patjetër që po… kaq e mbyllur dhe kjo

Blendi Fevziu: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?

Alketa Vejsiu: Atë që ke dhe ti, jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori. Me thënë të drejtën kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon…

Blendi Fevziu: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?

Alketa Vejsiu: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën. /tvklan.al

Vijon OFL!