Të ftuar:

Artan Hoxha – Gazetar

Klodiana Lala – Gazetare

Lorenc Vangjeli – Analist

Alfred Peza – Gazetar

Çlirim Gjata – Jurist

Gaazmend Bardhi – Ish Minister Drejtesie

Në lidhje direkte

: Dritan Laçi – Gazetar

Gazetari i emisionit ‘Opinion’, Dritan Laci, të enjten, në një lidhje të drejtpërdrejt nga ‘Unaza e re’, deklaroi se protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 600 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 12-të.

Gazetari tha se ka pak minuta që është ndezur protesta tek Unaza e re në ditën e 12 të saj. Kjo është një protestë me pak njerëz, por edhe pse një pjesë e protestuesve janë shoqëruar në komisariat.

Nga ana tjetër, një qyetetar i lidhur drejtpërdrejt për emisionin ‘Opinion’ tha se qytetarët e Unazës së re nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim të plotë sipas vlerës së tregut.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për 300 banesa, por mbi 600 të tilla, pasi kërcënohet nga dy projekte zgjerimi i Unazës së Re dhe devijimi i lumit Lana.

Sipas tij, kërkesat e banorëve janë shumë të thjeshta, legalizim dhe dëmshpërblim me vlerën e tregut dhe jo me çmimin e referencës së kësaj qeverie.

Banorët e Unazës së re, që preken nga projekti i ndërtimit të një autostrade urbane në zonë dhe ku rrezikohen mbi 600 banesa, u shprehen se projekti i ndërtimit të rrugës është abuziv.

Ata thanë se strukturat e Policisë së Shtetit bëjnë arrestime, por i bëjnë ato selektive. Ata thanë për emisionin ‘Opinion’, se gjatë kohës kur zhvillohen protesta para Bashkisë së Tiranës, punonjës të ALUIZNIT në Tiranë futen në zonë dhe bëjnë matje selektive.

Sipas tyre, kjo është një mënyrë për të përçarë banorët dhe nuk i shërben vazhdimësisë së projektit.

Me nota kërcënuese, ata u shprehen se ata duhet të tërhiqen, pasi do të përballen me ta.

Duke treguar një pjesë të projektit, ata mendojnë se ai është abuziv, pasi nga pjesa e banesave vija e kuqe shkon deri në 30 metra, kurse nga ana e fabrikës së miellit shkon thuajse zero.

-U tha në OpinionArratisja e Gruevskit, Vangjeli: Ish-kryeministri kaloi në këmbë kufirin Publikuar në : 21:49 – 15/11/18 |

38

Gazetari Lorenc Vangjeli, të enjten, deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar në këmbë kufirin nga Shqipëria. Vangjeli u shpreh se Gruevski i shoqëruar edhe nga persona të tjerë me shumë gjasa ka kaluar në këmbë kufirin dhe fjala është për në zonën e Prespës.

Vangjeli: Gruevski ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nuk është paraqitur në asnjë nga pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Dyshimet janë se ai ka kaluar në zonën e Prespës dhe i shoqëruar nga besnikët e tij. Ka kaluar në këmbë. Ai ka kaluar si emigrant i zakonshëm në këmbë në zonën e Prespës, kryesisht në pjesën e minoritarëve maqedonas. Atje në zonën e Pustecit, disa personazhe të zonës, e kanë shoqëruar me makinë dhe ka kaluar një natë në Ambasadën Hungareze. Pasi ishte ideuar plani i arratisjes së tij.

Gazetari Artan Hoxha, është shprehur se banorët e ‘Unazës së Re’ po lihet qëllimisht të bllokojnë rrugën dhe të krijojnë incidente me qytetarët e tjerë.

Hoxha u shpreh se kjo duhet të zgjidhet nga autoritetet dhe të mos lihet qëllimisht që të ketë konfrontime mes qytetarëve dhe banorëve të asaj zone.

“Kjo bëhet që të ketë njëlloj konfrontimi. Policia e Shtetit mund ta zgjidhi kollaj, mund të shkoj të rrijë aty. Shumë herë ka pasur konfrontime me qytetarët të cilët duan të kalojnë. Pra meqenëse nga rruga përfitojnë 1 milion njerëz që kalojnë aty, le ta hanë 600 njerëz, por kjo nuk mund të zgjidhet kështu. Autoritetet duhet ta zgjidhin këtë”, u shpreh Hoxha./opinion.al

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, në studion e emisionit ‘Opinion’ tregoi se pas deklaratës së bërë në këtë emision, prokuroria goditi grupin kriminal “Shullazi”, një grup i cili kërcënonte biznesmenë të rëndësishëm në vend.

“Procedimi penal ka nisur në datën 9 shkurt 2016 dhe fillon: unë oficeri filan, pas deklaratës të bërë nga gazetari Artan Hoxha, duke u shqetësuar kam bërë disa hetime dhe shoh të arsyeshme të informoj drejtuesin e prokurorise per Krime te Renda për nisjen e hetimeve kryesisht për disa shtetas të dyshuar për gjobvënie ndaj biznesmenëve të rëndësishëm në Shqipëri.”

Gazetari Artan Hoxha, është shprehur se ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet e shteti të tij ,ka kaluar në tokë shqiptare pa u trembur. Ai mohoni që Gruevski të ketë kaluar nga mali dhe tha se nëse këtë nuk do e raportonin mediat serbe, në Shqipëri nuk do të merrej vesh.

“Gruevski nuk ka kaluar nga mali, ka kaluar atje si zotëri. Kjo ka ndodhur në një tokë shqiptare! Që të hyjë një ish kryeministër aq gjatë sa ka qëndruar ai në pushtet, deputet i parlamentit të Maqedonisë. Dhe aq shumë sa është përfolur ai në Shqipëri për problemet që kanë pasur shqiptarët atje, dhe të hyjë ai të përdori territorin shqiptar kaq lirisht për ti shpëtuar drejtësisë në Maqedoni dhe ne ta marrim vesh vetëm kur e publikojnë mediat serbe, se këtu s’kishte ndërmend njeri të fliste. Po të mos e kishin nxjerr serbët për ne këtu kishte kaluar i bardh e i zi”, deklaroi Hoxha.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij.

Bardhi tha në studion e emisionit “Opinion”, mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve.

Ai tregoi se në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Sipas tij, sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

Bardhi tha se Çyrbja është deputet i Kuvendit të Shqipërisë me ndihmën e kësaj bande, pasi socialistët e kanë kthyer në sistem bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të enjten, deklaroi se zyrtarë të të gjitha niveleve në Shqipëri; janë përgjuar nga Prokuroria shqiptare.

Lala në studion e emisionit “Opinion”, tregoi se në fashikujt e ‘Dosjes 339’, zbulohet se zyrtarë të lartë dhe madje deri tek zyrtarë të Kryeministrisë gjenden të përgjuar në dosjen e prokurorisë.

“Dosja 339, aty ku është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, e cila është një dosje me 17 fashikuj dhe unë kam lexuar një pjesë të saj, aty kupton se sa shumë zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve janë përgjuar. Duke filluar nga politika, administrata të niveleve të ndryshme, bota e sportit dhe duke shkuar deri tek zyrtarë të Kryeministrisë”.

Izolim të ri ekstrem për kokat e krimit të organizuar që janë aktualisht në burg dhe goditje të të fortëve që sfidojnë ligjin nëpër qytetet e Shqipërisë, përmes dy nismave të posaçme ligjore.

Hartimi i dy nismave është sinjalizuar nga kryeministri Edi Rama. Nisma e parë parashikon ndryshime ligjore, për një izolim dhe monitorim shumë të rreptë të personave të dënuar apo të dyshuar si të përfshirë në krim të organizuar.

Nisma ligjore do të bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis”. Të dënuarit apo të dyshuarit për krim të organizuar, mafia apo terrorizëm nuk do të kenë më asnjë kontakt me njerëz të brendshëm apo të jashtëm.

Edi Rama: Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar, apo dhe organizata terroriste, të cilët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, shumë të rreptë, izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. Është një model që mund ta shihni në detaje, duke iu referuar atij aspekti të legjislacionit peniteciar, që italianët e pagëzojnë me emrin “41-bis”, që do të thotë se këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruara për të gjithë kohën e vuajtjes së dënimit të tyre.

Zhdukja e të rinjve, peshkatarëve, emigrantëve apo biznesmenëve në Vlorë, por edhe në zona të tjera të vendit është kthyer në vitet e fundit në një fenomen shqetësues për Policinë e Shtetit.

Janë 28 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala u shpreh se grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e të shumtëve prej tyre janë për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje, që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën.

**********************************

Zogaj dhe Nano ne panairin e librit!