Të ftuar:

Ilir Kulla,

Baton Haxhiu,

Artur Zheji,

Redi Shehu,

Preç Zogaj,

Fatos Klosi

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes ardhjen e shefit të CIA-s në Tiranë, Rusia dhe Maqedonia. Por në fillim të emisionit, biseda është ndalur në zgjedhjet në Maqedoni. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, ka transmetuar për të ftuarit lajmin e largimit prej 8 orësh të kreut të Komisionit Zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski.

Në lidhje me lajmin, studiesi Ilir Kulla, bëri me dije se ai është shfaqur pak minuta më parë dhe ka bërë publike informacionet, ku VMRO ka fituar me 51 deputetë, BDI me 10 deputetë, por edhe ka konfirmuar se ka shumë ankesa dhe ka shumë mundësi për rivotim në zona të caktuara.

Në bisedë ka ndërhyrë edhe gazetari Baton Haxhiu, si njohës i mirë i politikës në Maqedoni. Haxhiu ka theksuar se zona e Sarait, në periferi të Shkupit, është e kontestuar nga BDSH dhe BESA. Sipas tij, ajo ka zonë ka shumë gjasa të shkojë në rivotim. Ai tha se në këto votime ka ndodhur një fenomen për herë të parë, fakti që një grup etnik, që voton një grup etnik tjetër, sipas Haxhiut, këtë e bëjnë vetëm shqiptarët.

Gazetari Artur Zheji është ndalur përgjatë fjalës së tij në Opinion tek partia BESA. Sipas tij, kjo parti ka një prirje islamike. Megjithatë, ai theksoi se nga ana etimologjike e emrit BESA, ka një sens patriotik, që është laike.

Baton Haxhiu: Zheji, po i hyn në hak djemve, se nuk i njeh.

Artur Zheji: Atëherë pse je ti këtu, t’i mbrosh hakën.

Baton Haxhiu: Jo, jo nuk i mbroj ata, por nuk janë dimensoin i tillë

Artur Zheji: Ky është perceptimi që kam krijuar unë nga leximet.

Blendi Fevziu: Dje rrjetet sociale ishin shokuese për zgjedhjet në Maqedoni dhe për shqiptarët.

Artur Zheji: Ka një barazlargim midis ideologjisë dhe doktrinës myslimane dhe Besës për të zgjidhur këtë problem me këtë doktrinë.

Redi Shehu: Të mos shtrojmë një diskutim të cilin duhet ta riformulojmë nga fillimi se nga shkon mbrapsht.

Artur Zheji: Kështu bëhet analiza duke e kthyer mbrapsht dhe para.

Analisti Preç Zogaj, në emisionin Opinion, ka theksuar se Shqipëria mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur rrezikohet ekzistenca e shqiptarëve në Maqedoni, por ai nuk mund të hyjë të ndërtojë parti politike atje. Zogaj tha se unë kam dëgjuar se shteti shqiptar ka ndërhyrë, madje sipas një shkrimi të Kim Mehmetit, ai akuzonte ambasadën tonë se kishte ndërhyrë, përfshirë në zgjedhje.

Gazetari Baton Haxhiu ka bërë me dije në emisionin Opinion se të gjitha partitë shqiptare do të bëhen bashkë, për faktin se nuk guxojnë të bëhen pjesë e një koalicioni me Gruevskin. Haxhiu tha se Gruevski është një ish-kryeministër i kriminalizuar, ai duhet të rregullojë problemin me emrin, duhet të rregullojë problemin me BE-në, duhet të rregullojë problemin me shqiptarët dhe shumë e shumë probleme të tjera. Ai tha se shqiptarët nuk duhet të pranojnë që Gruevski të jetë kryeministër i Maqedonisë. Ndër të tjera, Haxhiu nënvizoi se kur flasim për Maqedoninë është mirë për të provuar shtetin Maqedonas, “për të ndërtuar një shtet qytetarë. Nëse edhe kjo nuk ndodh ky shtet nuk ja vlen me ekzistu me. Nëse 40 mijë shqiptarë kanë përcaktuar një parti maqedonase që të fitoj zgjedhjet, ose të pretendoj të fitoj zgjedhjet duhet të ndryshoj ritmin politike, nëse si arrin këto ky shtet nuk vlen të ekzistojë më”.

Gjatë debatit mbi zgjedhjet në Maqedoni, në emisionin Opinion, Artur Zheji është shprehur se Gruevski praktikisht i ka humbur zgjedhjet. “Unë mund të kem 100 kritika për Ali Ahmetin, por nuk mund të bashkohem më një demonizim të tij. Në Maqedoni, do të kemi dy zgjidhje, pamundësinë e Gruevskit për të krijuar një qeveri të re dhe pastaj dhënien e mandatit të DPMN”. Më pas, në këtë debat, ka ndërhyrë  Ilir Kulla i cili ka thënë se  Zajevi nuk ka për të krijuar qeveri. “Siç nuk bën Gruevski, nuk do bëjë edhe Zajevi, dhe nuk ka qeveri pa Ali Ahmetin dhe shqiptarët. Ali Ahmeti nuk do ta shkatërroj veten sepse ja kërkon ambasadori i radhës i BE-së”, është shprehur Kulla.

ARDHJA E SHEFIT TË CIA-s NË SHQIPËRI

Ish-drejtori i SHIK, Fatos Klosi theksoi në emisionin Opinion se shefi i CIA-s nuk ka ardhur në Shqipëri për kortezi, por për punë. Sipas tij, në Shqipëri ka kush të vinte nëse ai nuk do të kishte punë me institucionet shqiptare. Mirëpo, Klosi, bëri me dije se në vendin tonë ka ardhur për punë, por jo për çështje aq konkrete. “Ai nuk vjen për punë konkrete të vogla, aty ka të tjerë që mund t’i zgjidhnin të tilla çështje, ai vjen për punë që kalojnë Shqipërinë. Vendi ynë është aq i vogël, sa nuk mund të jetë një problem aq madhor për amerikanët”. Klosi theksoi se Shqipëria është shumë e vogël të sjellë shefin e CIA-s, vetëm për veten e vet.

Për analistin Ilir Kulla, shefi i CIA-s John Brennan, nuk është i vetmi shef shërbimesh sekrete që ka qenë në Shqipëri përgjatë këtyre ditëve në Tiranë, ka pasur edhe disa të tjerë. “Ka pasur me propozim të Drejtorit të Shërbimit Sekret Shqiptar një dekorim nga Presidenti i Republikës dhe kjo e ka bërë që ai të kthehet nga një udhëtim”. Kulla, bëri me dije, se çfarë është folur aty nuk do merret vesh kurrë, por një gjë është e qartë drejtori i CIA-s, cilidoqoftë ai, sido që të jenë marrëdhëniet me presidentin që po vjen, nuk ka guximin që të flasë për politikën zyrtare të SHBA-ve.

Baton Haxhiu ka pohuar se Rusia do ta bllokojë Kosovën për të qënë anëtare e OKB-së. “Në një far mënyre ky deligjitimim i Kosovës lidhet me Krimenë, kjo lidhje realisht është për të pamundësuar Kosovë që të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Nëse Rusia tenton që Kosovën ta lidh me Krimnë do të kemi një defaktorizim europin”

Analisti Preç Zogaj, ka theksuar se shefi i CIA-s në Shqipëri ka ardhur për të lënë mesazhin se Amerika është këtu. Zheji tha se disa njerëz që kanë takuar shefin e CIA-s në Tiranë, që e dinë se çfarë kanë folur autoritetet tona me të, ndërsa ne shtijmë fall, kjo gjë vjen shumë e këndshme për analizën. Sipas tij, ai ka ardhur në një kohë domethënëse për vendin tonë, pikërisht në kohën kur zgjedhjet e përgjithshme janë pas dere. Zogaj, bëri me dije, se pas një vakumi të krijuar nga politika Trump, ai ka ardhur për të treguar se ne jemi këtu. “Politika amerikane ka në fokus sigurinë e Shqipërisë dhe shtetin ligjor në vendin tonë.