OPINION – ARRESTIMET, KUSH E KA RRADHEN?

Emision: 22.10.2018

Të ftuar:

Armand Bajrami – Gazetar
Artan Hoxha – Gazetar
Ylli Manjani – Ish-ministri i Drejtësisë
Klodiana Lala – Gazetare

 

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani ka reaguar ashpër kundër arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Manjani tha se arrestimi i tyre është skenar politik, dhe për këtë akuzon Kryeministrin Edi Rama.

Ish-ministri i Drejtësisë argumenton se ish-deputetët Çuko dhe Ndoka janë arrestuar mbi bazë përgjimesh dhe mungojnë provat.

Sipas tij, ata do të lirohen nga Gjykata për mungesë provash.

“Për mua është skandal politik që vetëm Edi Rama mund ta bëjë. Është një shoë i pistë. Ata janë kontribues të Partisë Socialiste, çfarëdo që të kenë bërë ata. Nuk mund të arrestohet njeri pa prova. Unë nuk di të ketë ndonjë provë. Nuk mund t’i thuash tjetrit të akuzoj për korrupsion pa kapur mjetin. Ku janë 3 mijë Euro? Ku është produkti i krimit? Çfarë janë këto?

Nuk arrestohen njerëzit me përgjime se kjo është absurditet. Do dalin se nuk ka Gjykatë që të dënon pa prova. Paske fol në telefon, çfarë janë këto. Këto janë pislliqe. Të arrestojë këta që ka deputetë, pse arreston ish deputetët ai“, u shpreh Ylli Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë u shpreh i bindur se informacioni për grupet kriminale dhe laboratorin në Has është dhënë nga Gjermania, sipas të cilit, gjithçka buron nga dëshmia e Arbër Çekajt, porositësit të 613 kg kokainë, i cili mbahet i arrestuar në shtetin gjerman.

************************

Financimet e fshehta greke në shqipëri!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*