Të ftuar:

Artan Hoxha – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Çlirim Gjata – Avokat

Jetmir Olldashi – Gazetar

Ervin Salianji – Deputet i PD-së

Avokati Çlirim Gjata, të martën, deklaroi se kallëzimi penal ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nuk është i drejtë.

Gjata tha në studion e emisionit “Opinion”, se gazetari implikohet për kallëzim të rremë vetëm për faktin se ai e ka çuar materialin tek PD.

Ai u shpreh se për çfarë arsye ka bërë kallëzim të rremë gazetari, duke shtuar se nga ai përgjim ka dalë se një person i dënuar me 7 vite burg për trafikim ndërkombëtar droge, doli një audio-përgjim me një person tjetër në Vlorë.

Gjata: Unë po ju jap një shprehje që Prokuroria e vendos në akte dhe ia jep edhe Gjykatës. Gazetari Jetmir Olldashi, dyshohet për kallëzim të rremë, sepse në bashkëpunim me një deputet të opozitës, ka marrë përsipër të denigrojë figurën e ministrit të Brendshëm.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të martën, deklaroi se Prokurorisë i është dorëzuar çdo material bruto që është kërkuar me shkresë zyertare në lidhje me audio-përgjimin e Babales me të vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj.

Salianji tregoi në studion e emisionit ‘Opinion’ se në PD ka ardhur materiali bruto, por ne po flasim për ndërhyrjet që janë bërë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të martën, deklaroi se akt-ekspertiza britanike është shprehur se zëri i Geron Xhafës është i ngjashëm me zërin e audio-përgjimit të publikuar nga opozita.

Për Salianjin, në momentin kur kanë marrë zërin e ngjashëm dhe nuk kanë arritur t’a manipulojnë, prokuroria ka çuar një zë me cilësi të dobët.

Sipas tij, cilësia e kampionit të zërit ka qenë e dobët, ndërsa akt-ekspertiza britanike është shprehur se nuk e përcaktojmë dot të plotë.

Në emisioni ‘Opinion’, Çirim Gjata, ka deklaruar se përgjigjet e ekspertizës nga laboratori për videopërgjimin e PD, ku protagonist ishte vëllai i Fatmir Xhafës, nuk janë të besueshme.

Gjata është shprehur se kjo ekspertizë është bërë në një laborator privat, ç’ka sipas tij nuk jep asnjë garanci.

Gjata ka deklaruar se zëri që është dërguar në laborator, ka qënë nga video e marrë prej mediave, çka shton edhe një tjetër faktorë për të mos patur garanci në këto përgjigje.

“Nuk i dihet se cilin zë i ka dërguar atje. Çfarë përgjigje morën nga laboratoret tona që nuk e bëjnë dot? E dërgoi në Itali pse nuk e publikoi përgjigjen e Italisë?

Pse zgjedh laborator privat? Çfarë garancie ka për të? E ka bërë me tender ai, e ka bërë më prokurim public laboratorin? Nuk kemi asnjë garanci. Laboratori anglez edhe është edhe sështë. Sepse e para ka cilësi shumë të dobët zëri. Kanë cuar nga media, pse nuk kanë marrë CD origjinale. Laboratori thotë titrat kështu titrat ashtu, sepse ai version është dërguar”, u shpreh Gjata në ‘Opinion’.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të martën, ka zbardhur disa fakte të reja për çështjen “Babale”.

Duke folur nga studio e “Opinion” Hoxha ka thënë se në prokurori nuk është dërguar materiali origjinal, për shkak se gazetari nuk i ka dorëzuar mjetet përgjuese.

Hoxha ka shtuar se midis Salianjit dhe gazetarit Olldashi ka pasur disa telefonata të regjistruara.

“Duhet të ndajmë çështjen në vetvete me atë që thotë avokati. Nëse më kujton te emisioni parë i kam bërë një pyetje gazetarit dhe i kam thënë ai ke dorëzuar materialet origjinale? E ke dorëzuar pajisjen me të cilën është bërë regjistrimi ? Po më tha.

Në hetimet e Prokurorisë dhe në deklarimet e saj thotë se nuk e ka dorëzuar pajisjen në formë stilolapsi. Për këtë arsye është ngatërruar përgjimi origjinal me ato në media. Ka patur disa telefonata të përgjuara mes Salianjit dhe gazetarit. Detaji tjetër është që dy përfaqësuesit e PD-së Alibeaj dhe Bardhi thonë që ne nuk e kemi kontaktuar “Babalen” dhe nuk kemi ditur gjë.

Një debat i ashpër ka ndodhur pak minuta më parë mes gazetarit Muastafa Nano dhe deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Nano i është drejtuar me tone të ashpëra deri në fyerje deputetit të PD-së, duke i thënë je edhe dhi e zgjebosur, dhe bishtin përpjetë.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të martën, ka publikuar një video-përgjim që hedh poshtë versionin e Prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të ‘dëshmitarit X’ me Alfred Alizotin.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.

Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në emisionin “Opinion” një video të fshehtë ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes “Babalja”, i cili rrëfen se është përdorur nga policia dhe se audio-përgjimi për vëllain e ministrit të Brendshëm është i vërtetë.

Pjesë nga pohimet e Fredi Alizotit në video: “Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina nga është ai. Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je më tha, se e kishin numrin e telefonit në Prokurori. I thashë unë jam te lagjia. Ka ardhur MB, makinë e zezë, më ka marrë, më ka çuar në Prokurori. Ky tani ishte me dy veta. Taulanti ishte ballë për ballë me Prokurorinë, ç’është një lokal aty. Biles kam pirë dhe një kafe dhe filloi të më blinte mendjen, kupton. E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet thashë unë, di që e kam shok. Ky është muhabeti, në daç besoje në daç mos e beso. Këto që të thashë unë tani janë të vërteta. Ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë. Ore unë po them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi në ju gënjej”.

Në videon e transmetuar sonte në “Opinion”, deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “babalen”.

“Në këtë video tregohet se si ky personazhi (Fredi Alizoti) tregon se si Ardi Veliu e ka marrë me makinë në datë 1, e ka kërcënuar, e ka shantazhuar, e ka blerë. Ky thotë që ka takuar edhe politikanë”, u shpreh deputeti Salianji.

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg Fredi Alizotin, që sipas Prokurorisë ai është shtirur si Agron Xhafaj, vëllai ministrit Fatmir Xhafaj.

***********************

Ligji për lojrat e fatit!