Të ftuar:

Ervin Salianji – Deputet i PD-së

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Klodiana Lala – Gazetare

Basir Collaku – Gazetar

Armand Bajrami – Gazetar

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, deklaroi se në Britaninë e Madhe ka vajtur zëri i Agron Hysenit dhe jo i Geron Xhafës sipas Prokurorisë.

Lala tha se Prokuroria është në vështirësi për të provuar këtë skenar ose të kundërtën e tij, nisur vetëm nga dëshmitë.

Ajo tregoi se ekziston një dëshmi pro dhe një kundra.

Çfarë ka ndodhur?

Albert Veliu pasi ka marrë kontakt me gazetarin Jetmir Olldashi dhe ka bërë një bisedë paraprake dhe ka realizuar dhe regjistruar në telefonin e tij, zërin e shtetasit Agron Hyseni dhe ka shkuar me këtë zë duke pretenduar se bëhej fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Pasi ka takuar gazetarin Olldashi, ka shkuar në SHISH, pasi ekziston një raport i SHISH të dërguar në Prokurori, ku presopuzohet që shtetasi Veliu kishte informacion për një grup të strukturuar.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të mërkurën, deklaroi se është thirrur në prokurori, pas akuzave që janë bërë ndaj tij nga një kriminel.

Salianji tha në studion e emisionit “Opinion”, se akuza ndaj tij është se ai ka denoncuar një krim, përsa i përket videos së transmetuar mbrëmjen e shkuar, ai u shpreh se e ka publikuar ashtu siç e ka marrë.

“Materialin e kam publikuar siç e kam marrë. Unë hetohem për kallëzimin që ka bërë Agron Xhafaj, një i burgosur që është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Unë jam thirrur për krimin se pse kam denoncuar një kriminel. Sot kryeministri ka thënë një gjë, që ka një grup që merret me çështjen”, – deklaroi Salianji.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të mërkurën, deklaroi se tërhiqet nga politika nëse akt-ekspertiza britanike nuk thotë se zëri i Geron Xhafës është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vazhduar denoncimin e fakteve të reja për dosjen “Babale” në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë debatit mbrëmjen e sotme, deputeti Salianji tha se prokurori i kësaj çështjen, Gentian Osmani është caktuar për këtë dosje me urdhër të Donika Prelës, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Salianji tha se nga shorti u përzgjodh prokurorja Pranvera Pustina e cila u dorëhoq për konflikt interesi, ndërsa në radhë pas tij vinte Përparim Kulluri, edhe ky i shmangur nga lista.

“Prokurori tjetër me short është Përparim Kulluri. Gentian Osmani është vendosur me urdhër të Donika Prelës. Është caktuar pa short nga Prokuroria, ka bërë gjithë veprimet hetimore”, u shpreh Salianji duke ngritur akuza se janë shmangur dy prokurorë që duhet të ishin sipas shortit.

Deputeti demokrat tregoi në emision edhe një dokument tjetër, që sipas tij është falsifikim.

“Kemi vërtetimin e gjendjes gjyqësore të Albert Veliut dhe Geron Xhafajt. E ka kërkuar Prokuroria zyrtarisht. Numri i protokollit është për të dyja njësoj, 16, data i 5-ti 2018. E njëjta datë, e njëjta numër protokolli. Është falsifikim i rëndë”, deklaroi deputeti i PD Ervin Salianji.

*****************************

Droga në shkolla!