Bamir Topi ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në 19 korrik 2007. Topi është njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie  dhe një nga kandidatët për president të Republikës në votimet aktuale.

Intervista me z.Bamir Topi është një seri prej katër intervistash , një ndër personazhet kryesorë politikë duke filluar që nga intervista me Opinion dhe Opinion Plus , me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha , për të vazhduar më pas me intervistën me z. Fatos Nano një nga kandidatët për president i cili ka dalë jashtë në raundin e tretë të votimit për arsye se kanë mbetur vetëm dy konkurentët me më shumë vota , z. Topi dhe z.Ceka.

I pyetur nga Fevziu sesi po e shikon situatën politike në këtë moment në të cilën ndodhet, për Bamir Topin ky moment është një ndër më të rëndësishmit.

“Unë besoj Blendi se në të gjitha intervistat kam qënë i hapur i drejtpërdrejtë , por më shumë se kurrë sonte dua të jem ekplicit në natyrën time dhe në atë që kam anonçuar prej kohësh . Kam qënë i prerë në momentin kur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi kanditaturën time , si kandidat për Presidentin e Republikës. Qëkshu nga kjo pikpamje në mënyrë figurative kam thënë jo 5 raunde që parashikon Kushtetuta por edhe sikur 50 raunde të ishin , për të demostruar rrespektin ndaj popullit i cili ka qenë më shumë se kurrë i vëmendshëm në këtë sfidë , për të qenë në rrespekt të atij vendimi politik që ka marrë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike , kryetar i të cilës jam unë dhe në rrespekt të gjithë kolegëve të mazhorancës , unë jam mëse i vendosur t’i shkoj garës deri në fund”,- u shpreh Bamir Topi.

Kandidati për president të Republikës është shprehur gjithashtu se lajmet për një tërheqje nga gara kanë qenë thjesht dhe vetëm një aludim i kthyer sipas Topit në një sindromë për të ushtruar presion nga të gjitha anët që praktikisht tingëllon vetëm një tentativë e kotë .

Unë besoj që të jesh në garë duke iu referuar dokumentit themeltar të shtetit Kushtetutës, duke iu referuar moralit politik dhe moralit tim të cilit unë përfaqësoj , duke iu referuar asaj që unë aspiroj pë të kthyer pikërisht atë klimë të mirpritur , atë të ekulibrit në institucionet shqiptare , unë do të thoja që është një motiv më shumë se kurrë që unë të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë , që më fortë se kurrë unë kësaj gare do t’i shkojë deri në fund , absolutisht edhe vendimin për fitoren, -u shpreh Bamir Topi.

Gjatë emisionit , Topi përmendi gjithashtu se procesi i zgjedhjeve për president të Republikës , mbetet një proces disa mujor dhe menjëherë pas lançimit të emrit të tij për president ai  është sulmuar nga opozita në mënyrë të herpashershme për të cilat ai i quan të pabaza.

Absolutisht unë nuk e kam paragjykuar një proces të tillë . Madje kam shpresuar se Shqipëria do të bëhet me president . Unë nuk bëj deklarata të kamufluara dhe jam shprehur shumë qartë dhe besoj se kjo më ka dhënë mundësinë të marrë një përkrahje të gjerë në publik,-u shpreh Topi./tvklan/al